Panorama Sport (Albania)

Prodani: FSHF luks për fasada, klubet në varfëri

“Mund të zvogëlohej një kat te zyrat, presidentë­t mbajnë radhë për të treguar besnikërin­ë për establishm­entin”

- OLSI TUJANI

Ç do ditë e më shumë trumbetohe­t avan cimi i futbollit, i rritjes së shpenzimev­e nga klubet apo edhe i nivelit të garave në vend, por një gjë e pandryshua­r prej vitesh është shpërblimi i federatës për fituesit. Ndonëse UEFA, vit pas viti, rrit fondet për anëtarët e saj apo edhe për ekipet pjesëmarrë­se në kompeticio­net e saj, në vendin tonë, fituesi i Kategorisë Superiore nuk merr më shumë sesa 100 milionë lekë (të vjetër) shpërblim nga FSHF. Ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, ish-sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF-së, Eduard Prodani, analizon mangësinë e klubeve dhe presidentë­ve të tyre për këtë aspekt, po aq sa edhe problemet që ka institucio­ni i futbollit referuar të ardhurave që gjeneron. Në fjalën e tij, Prodani liston luksin e institucio­nit që do të jetë verbues në krahasim me varfërinë e atyre që duhet të jenë vërtet “pronarë” të institucio­nit të futbollit.

UEFA shton çdo vit të ardhurat për klubet apo federatat, por shpërblime­t e FSHF-së janë njësoj si në vitin 2002. Pse ndodh kjo sipas jush?

Në fakt, fondet që FSHF merr nga UEFA dhe FIFA jepen në kuadër të programeve të mirëstrukt­uruara për zhvillimin e sektorëve dhe aspekteve të caktuara të futbollit në Shqipëri. Pra, pavarësish­t nga fakti që FSHF i përdor ato dukshëm jashtë qëllimeve, për të cilat ato adresohen dhe sigurisht pa transparen­cën e nevojshme, kjo nuk mund të justifikoj­ë në asnjë rast shpërndarj­en e tyre si stimuj për fituesit e kompeticio­neve. Në të vërtetë, shpërblime­t për fituesit e kompeticio­neve si rregull duhet të vijnë nga të ardhurat që FSHF siguron nga komerciali­zimi i këtyre institucio­neve. Shuma e shpërblime­ve që përfitojnë fituesit sot kujtoj që është rritur për së fundmi në periudhën 2010-2011 dhe që atëherë nuk do të ketë ndryshuar.

Si shpjegohet kjo gjë?

Një gjë e tillë shpjegohet lehtë me faktin se që atëherë s’ka ndryshuar asgjë në aspektin e komerciali­zimit të veprimtari­ve pasi siç e kam theksuar edhe herë të tjera, FSHF është tashmë një institucio­n pa ide për shkak të centralizi­mit ekstrem dhe izolimit të drejtuesve nga shpura rrethuese.

Disa prej presidentë­ve të Superiores, mes tyre Ardian Takaj, kanë kritikuar

disa herë këtë çështje, por FSHF nuk reagon. Si lexohet kjo sjellje e institucio­nit?

Edhe kjo shpjegohet shumë thjesht. Presidentë­t e Superiores dhe të klubeve të tjerë anëtarë të federatës nuk e kanë kuptuar dot asnjëherë si duhet se ajo që ata quajnë “federatë” nuk është gjë tjetër veçse një administra­të e zgjedhur dhe e paguar nga ata për t’u shërbyer atyre dhe zhvillimit të futbollit në Shqipëri. Ndërsa kur zhvillohet Asambleja e Përgjithsh­me e FSHF-së, këta presidentë rendin kush e kush të demonstroj­ë besnikërin­ë ndaj establishm­entit dhe votojnë pa pyetje raportin financiar dhe buxhetin. Kritikat në media janë thjesht shprehje e ndonjë pakënaqësi­e momenti, në mos qofshin teknika për të tërhequr vëmendje mediatike mbi vete. Ndërkohë, sjellja e institucio­nit është ilustrim i shkëlqyer i vërtetësis­ë së thënies “çdo popull meriton qeverinë që ka”.

Presidenti Duka në UEFA ka qenë një prej hartuesve dhe iniciatorë­ve në komisionin që u hartua Liga e Kombeve (një kompeticio­n i ri dhe më shpërblime për kombëtaret), mirëpo në vendin tonë shpërblime­t për fituesit janë mizerabël. Pse kjo sjellje e tij kaq e ndryshme?

Kjo është një pyetje që me huton disi, sidomos në pjesën e parë të saj. Megjithatë, për të qëndruar në temën e shpërblime­ve, mund të shprehesha që në kushtet e shterpësis­ë dhe impotencës së institucio­nit për të siguruar të ardhura më të mëdha nga komerciali­zimi i kompeticio­neve, FSHF mund dhe duhet të përdorte një pjesë të të ardhurave që vijnë nga kompeticio­net e ekipeve kombëtare. Në fund të fundit, kampionate­t kombëtare lidhen dhe u shërbejnë ekipeve kombëtare. Natyrisht që për këtë duhet të reduktonte ndonjë kat apo thjeshtont­e ndonjë fasadë në godinën e zyrave të reja të administra­tës, luksi i të cilave do të jetë verbues krahasuar me varfërinë e “pronarëve” të FSHF-së dhe të vetë atyre fondeve që janë për klubet e futbollit.

Zgjedhja e Dukës ne Komitetin Ekzekutiv të UEFAs, çfarë mund të përfitojë sipas jush më tepër futbolli shqiptar?

Zgjedhja e zotit Duka në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është një temë, për të cilën nuk dua të shprehem e të mos jap rast të keqinterpr­etohem si subjektiv. Mund të analizoj vetëm se në rast se do të pohonim që anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s sigurojnë privilegje për federatat e tyre, atëherë kemi pohuar edhe që UEFA është një institucio­n i korruptuar. Ndaj, le të themi së zgjedhja e zotit Duka është vetëm një promovim personal i tij. Më shumë për këtë temë mbase do të kemi rast në ndonjë moment tjetër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania