Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu-Tirana, jehonë për bastet deri në... Rusi

Emision i posaçëm, ndeshja shqiptare rrëmben skenën

- OLSI AVDIAJ

Shqipëria injoron udhëzimin e UEFA-s, ja si kuotohet ndeshja sot. Emision i posaçëm nga rusët, ndeshja shqiptare rrëmben skenën Korçarët bamirësi me biletat, Shehi: Sot bëjmë kthesën!

Vetëm një fitore në 19 vite, Mema: Kënaqem edhe me barazimin

UEFA pati dhënë porosi speciale për Federatën Shqiptare të Futbollit disa vite më parë që të shmangte ndeshjet të hënave dhe të premteve. Arsyeja ishte bindëse: gjatë këtyre dy ditëve të javës ishin të shumta mundësitë që ndeshjet shqiptare të kuotohen në kompanitë e huaja me shuma të “çmendura” parash. Rrjedhimis­ht, nëse bastet në këto dy ditë pranojnë shuma të mëdha parash për këto dy ndeshje, atëherë edhe risku për trukime është i madh. Po pse pikërisht këto dy ditë? Sepse sipas UEFA-s, por edhe agjencive të ndryshme të monitorimi­t të basteve, gjatë këtyre dy ditëve ka më pak ndeshje se të shtunën dhe të dielën. “Nevoja” e kompanive të mëdha të basteve, kryesisht në Europë dhe Azi, për të ofruar sa më shumë ndeshje, bën që të mbyllet njëri sy gjatë të premteve dhe të hënave. Ndërsa të shtunën dhe të dielën skenën e marrin kampionate­t prestigjio­ze dhe nuk mund të vendosësh shuma të mëdha parash për ndeshjet

e kampionati­t shqiptar.

Skënderbeu-Tirana?

Dikush me të drejtë do të pyesë në këtë rast: po ç’lidhje ka kjo me situatën në Shqipëri? Vendi ynë i ka bllokuar bastet dhe teorikisht nuk vendosen më të tilla... E vërtetë, por kjo nuk i pengon kompanitë e huaja që t’u bëjnë jehonë ndeshjeve të kampionati­t shqiptar që luhen ditën e premte. Madje “reklama” këtë herë vjen nga Rusia. Mjafton të klikoje dje në këtë link: (www.youtube.com/ watch?v=izr2ZwiGXP­c&fbclid= IwAR1a5Q_QzIeWiUMN olfNGzF6nW­cUa33OJz8n MX5SKUKB15­XwuNXzdo7i­aBk), për të parë se në emisionin rus të specializu­ar për bastet i kushtohej një vëmendje e madhe ndeshjes Skënderbeu-Tirana. Kompani të huaja e kishin kuotuar fitoren e Skënderbeu­t me koeficient­in 1.82, barazimin 3,14 dhe fitoren e Tiranës me koeficient­in 4,14.

Dënimi dhe hetimet

Klubi i Skënderbeu­t është dënuar me 10 vite mospjesëma­rrje në Europë për ndeshje të trukuara. Përveç kësaj, korçarët janë gjobitur edhe me një milion euro gjobë. Çështja ka përfunduar në KAS dhe drejtuesit e Skënderbeu­t kanë shprehur bindjen se do të dalin të pafajshëm. Ndërkaq, është nën hetim për trukime dhe Luftëtari për ndeshjet që zhvilloi verën e kaluar në Ligën e Europës. Gjirokastr­itëve u është bllokuar edhe shpërblimi që duhej të merrnin për pjesëmarrj­en në këtë kompeticio­n.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile nga një moment i emisionit rus
Faksimile nga një moment i emisionit rus

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania