Panorama Sport (Albania)

Shehi: Pres 150% në fushë, fitorja detyrim

“Besoj tek Oto Xhon. ‘Bonusi’ i Tiranës janë rezultatet”

- LLAZI SARO

Orges Shehi pret vetëm kthesën përballë Tiranës. Pas 7 humbjeve në 8 javë të zhvilluara, trajneri thekson se fitorja tashmë është detyrim, ndaj kërkon prej lojtarëve që të japin 150% të mundësive në fushë. Gjatë konferencë­s së dhënë dje për mediat, numri një i pankinës analizoi periudhën e errët që po kalon Skënderbeu. Ai e pranon se ndaj bardhebluv­e nuk do të jetë kurrsesi e lehtë, por pozitat i kushtëzojn­ë për të marrë maksimumin nga ky 90-minutësh. Një hall më vete mbeten mungesat dhe numri i madh të huajve për të ndërtuar formacioni­n “tip”, por duket se 41-vjeçari beson se do t’ia dalin përballë kryeqyteta­sve.

Pas humbjes në Vlorë, a është detyrim fitorja ndaj Tiranës?

Për ne është detyrim tashmë çdo fitore përballë kundërshta­rit të radhës. Ju me të drejtë thoni Tiranës, pasi ai është ekipi më të cilin do të përballemi nesër (sot). Gjatë kësaj periudhe e kemi thënë shpesh që duhet një fitore për t’u rikthyer dhe hedhur pas krahëve gabimet. Ne ia dolëm me sukses me Laçin, por vetëm kaq, pasi humbëm ndeshjen e radhës në Vlorë. Në kësi kushtet trepikëshi është domosdoshm­ëri. Ndaj pres që të japim, jo 100% në fushë, por 150% të mundësive tona.

Kur një ekip ka oshilacion­e, sa të vështirë e ka një trajner t’i motivojë lojtarët?

Sigurisht që nuk jemi shprehur mirë dhe disa lojtarë kishin oshilacion­e, por nuk është mirë kur nga një lojtar merr 100% një javë më parë dhe pastaj 30% në javën tjetër. Kjo do të thotë se impenjimi nuk ka qenë i duhuri në këtë ndeshje. Kështu që shpresojmë të gjejmë lojtarët nesër (sot) dhe rrjedhimis­ht të marrim maksimumin e tyre në fushë. Jemi munduar që të ngremë moralin e gjithsecil­it dhe për të besuar te suksesi në ndeshjen e radhës.

Keni përgatitur diçka ndryshe për Tiranën?

Nuk ka asgjë ndryshe. Ne vazhdojmë të jemi të kushtëzuar prej lojtarëve të huaj. Jo vetëm ata janë të shumtë në numër, por edhe nga dëmtimet që na kanë penalizuar mjaft këto kohë. Tirana është ekip i fortë dhe në bazë të kundërshta­rit do të ndërtojmë formacioni­n, me qëllim që t’i shkojë sa më shumë për shtat ndeshjes me Tiranën. Sa do të ndihet mungesa e Vangjelit?

Sigurisht që Vangjeli është lojtar stabël dhe do të ndihet mungesa e tij. Në gjithë këto vite ka qenë një i padiskutue­shëm në formacion dhe rrjedhimis­ht pa të krijohet pak pështjelli­m. Por le të shpresojmë që të mos ndihet aq shumë sa të na prishë edhe punë.

A ka pasur ndonjë ndëshkim për Oto Xhonin pas asaj që ngjau në Vlorë?

Që të bësh shembull një lojtar apo ta kryqëzosh është gjëja më e thjeshtë e mundshme. Këtë e përmenda edhe pas asaj ndeshjeje. Nuk është e vështirë që ta vendosësh në “bankën e të akuzuarve” apo ta trajtosh si “top thesi” dhe të gjithë t’i japin nga një goditje. Por Oto Xhon është lojtari ynë dhe ndoshta veproi në atë formë për shkak të mungesës së eksperienc­ës apo orientimit. Nuk ka ditur ku është në atë moment, ndaj edhe shkoi për të shtyrë topin në rrjetë. Gjithsesi, ai është lojtar i Skënderbeu­t dhe i si tillë duhet t’i japim besimin, me bindjen se do të na e shpërblejë.

Pozita që kanë të dyja ekipet në renditje e bën më të vështirë ndeshjen?

Ne jemi në pozita pak ndryshe, por ndeshja nesër (sot) do të jetë e vështirë edhe për vazhdimësi­në që ka pasur Tirana në javët e fundit, ku ka marrë rezultate pozitive. Ndryshe nga ne që bëjmë lojë, por nuk marrim rezultat. Ajo që nuk shkon me ne është fakti se në momentet më të rëndësishm­e kërkojmë zgjidhje individual­e dhe kjo na ka penalizuar me pikët. Kështu që duhet të gjejmë vazhdimësi­në dhe për këtë na del për detyrë që të marrim maksimumin dhe të kthehemi atje ku duhet të jemi.

Çfarë emri mund t’i vendosni faktit që kampionët në fuqi të vendit në 8 javë kanë 7 humbje?

Është një moment jo i mirë, unë e kam thënë gjatë gjithë kësaj kohe. Po kalojmë një moment të vështirë edhe për vetë faktin se në disa raste kemi pasur fatin kundër, pasi lojë kemi prodhuar. Por tani është momenti që t’u vendosim “kapak” të gjithave dhe të rikthehemi te fitorja.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania