Panorama Sport (Albania)

Mema: Kënaqem edhe me barazimin, tifozët të jenë më të kujdesshëm

Trajneri i Tiranës flet pak para takimit në kampionat me Skënderbeu­n

- Duket sikur ju dhe Tirana

Ardian Mema kthehet sot në “vendin e krimit”, ose më saktë ku një vit më parë u shpall kampion. Gjithsesi, tani me petkun e trajnerit të Tiranës, Mema sot ka një mision të vështirë. Së pari, të mundë Skënderbeu­n, një ekip, i cili këto 19 vitet e fundit ka qenë skuadra më e vështirë për bardheblut­ë në Korçë. Me vetëm një fitore në Korçë gjatë 19 viteve për Tiranën, Skënderbeu është kthyer në “macen e zezë”. Sigurisht, sot nuk do të ketë përballë kampionët e Shqipërisë, por një skuadër modeste, e cila është shumë pranë Tiranës. Të dyja ekipet nuk janë në vendet e sipërme të renditjes dhe një fitore sot në Korçë do të thoshte shumë për ta. Me të drejtë, Mema kërkon vetëm një pikë, pasi sipas tij, është më mirë të mos humbësh, ndoshta që ekipi të jetë i qetë para derbit me Partizanin.

Luani kundër Skënderbeu­t, një kundërshta­r i cili kërkon si ju pikë që të ngjitet sa më lart në renditje?

Është ndeshje shumë e vështirë. Në vështirësi për pikë janë të gjitha ekipet. Duhet të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në Korçë. Tiranës i bën mirë edhe të mos e humbasë. Ne shkojmë për të fituar, por si çdo ndeshje, edhe ajo në Korçë i ka të tria rezultatet brenda.

me këto që thoni jeni duke menduar për derbin?

Nuk mendojmë për derbin. E kam biseduar edhe me lojtarët, ndeshjet duhet t’i marrim një e nga një. Kjo do na bënte mirë për pikët, që Tirana i ka shumë të nevojshme. Më pas do mendojmë

për derbin.

Cilat janë pikët e forta dhe të dobëta të kundërshta­rit?

Këtë nuk mund ta them dot. Kam gjithë javën që analizoj ndeshjet e Skënderbeu­t. Ata kanë specifikat e tyre, e kemi përgatitur përballjen dhe ekipi gjatë javës ka treguar se është goxha i karikuar. Të shohim në fushë çfarë do të ndodhë.

Nuk fitoni prej shumë vitesh me Skënderbeu­n në kampionat. Ju tremb kjo statistikë?

Një fitore në 10 vite? Rezultati është ai që i gëzon të gjithë. Nuk i di statistika­t, në 10 vitet e fundit kanë qenë më të fortët. U ka humbur disi shkëlqimi, pasi u kanë ikur shumë lojtarë. Tani jam i Tiranës dhe dua të fitoj.

Barazimi me Luftëtarin ka lënë pasoja në grupin tuaj dhe a ndikon për në sfidën me Skënderbeu­n?

Mënyra sesi erdhi pika me Luftëtarin bëri që ekipi të ishte i gëzuar. Pas ndeshjes u thashë dy fjalë lojtarëve, që duhet të jenë të përqendrua­r e karikuar nga minuta e parë. Nuk u fola me tone të larta që të mos i ngarkoj.

Keni një problem shumë të madh. Për momentin nuk keni mbrojtës të majtë dhe a do të jetë gati Doka?

Provat për krahun e majtë të mbrojtjes i kam bërë nga halli. Dokën e kam provuar në të majtë, por ka probleme me këmbën. Nuk kemi vendosur akoma. Kemi disa alternativ­a, por duhet të zhvilloj edhe një stërvitje.

Raporti me tifozët është pak i vështirë. Ju është kthyer në një problem financiar...

Tifozët e Tiranës duhet të jenë kudo. U bëj thirrje të bëjnë pak kujdes, pasi akte të tilla e dëmtojnë klubin. Më erdhi keq se në ndeshjen fundit nuk ua shpërblyem tifozëve, pasi kishin ardhur të shumtë në stadium. Duhet të jenë pak më të përgjegjsh­ëm.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania