SKRAPARI
Te Skrapari, humbja me Albpetrolin është lënë pas, teksa skuadra është përqendruar te ndeshja e radhës. Në kampin skrapali, vlerësimi për kundërshtarin e radhës, Termin, është maksimal. Në këtë takim do të kërkohet vetëm fitorja. Mbrojtësi Ani Meta, i rikthyer te skuadra ku është formuar si futbollist, pas një mungese të gjatë, beson te fitorja ndaj Termit. "Po përgatitemi intensivisht për ndeshjen e radhës dhe e kemi vlerësuar në të gjitha drejtimet kundërshtarin. Në ndeshjen e mëparshme nuk u paraqitëm në lartësinë e duhur, por tani do bëjmë kthesën".