Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja mendon kreun, pret vetëm fitore me Korabin

- Preng Gjikola

Edhe një ditë ka mbetur nga java stërvitore për llogari të sfidës ndaj Korababit, që Besëlidhja do ta luajë të shtunën në orën 14:00, në stadiumin e Lezhës. Ndonëse fatet e skuadra që do të luftojnë për një vend në Superiore dhe të atyre që do të luftojnë për mbijetesë janë vendosur që në javën e shkuar, Besëlidhja ndaj Korabit do të luftojë për fitore, kjo për të shkurtuar distancën me kreun, që ende e synon pasi matematika ia lejon. Kapiteni i lezhjanëve të Besëlidhje­s është 26-vjeçari shkodran, Kledi Dibra, i cili po mbyllë sezonin e tetë radhazi me këtë fanellë ku ka përjetuar gati të gjitha emocionet pozitive dhe ato negative, por jo atë që e ka dëgjuar shpesh, ngjitjen në Superiore. DIBRA - Në një prononcim për gazetën, mbrojtësi i skuadrës shprehet: “Ne po u japim fund përgatitje­ve për javën e fundit të fazës së dytë ku ne do të ndeshemi me Korabin, një sfidë që do të luftojmë për ta fituar, pasi duam që të shkurtojmë distancën nga kreu, pozicion që ne e synojmë. Ndonëse grupi ynë tashmë është konfigurua­r nga ana e ndarjes së minigrupev­e, ne do të luftojmë për fitore pikërisht për arsyen që përmenda më lart. Edhe pse kreu duket larg, forma që po kalon skuadra dhe përgjysmim­i i pikëve na bëjnë optimistë për objektivat, ndonëse kreu mbahet nga një skuadër siç është Vllaznia, nga shkolla e së cilës kam dalë edhe vetë. Tani po mendojmë vetëm për sfidën e radhës”, përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën, kapiteni i skuadrës lezhjane. Besëlidhja prej 10 sezonesh nuk po arrin që të ngjitet në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania