Panorama Sport (Albania)

10 yjet në Serinë B, Ndoj gati të shpërthejë

Forcë, vizion dhe grintë, shqiptari i konfirmuar prej tri vitesh

- OLSI TUJANI

Arena e futbollist­ëve shqiptarë që shi hen me shumë të ardhme në skuadrat ku aktivizohe­n po mbushet gjithnjë e më shumë me elementë premtues. Kuqezinjtë që pritet të shpërthejn­ë po vijnë nga kampionate dhe nivele të ndryshme nëpër Europë. Mes futbollist­ëve premtues, është edhe Emanuele Ndoj, mesfushori i Breshias. Në një speciale të dedikuar nga prestigjio­zja italiane “Gazzetta Dello Sport”, futbollist­i kuqezi zë ballinën e shkrimit dhe vëmendjen kryesore.

EMANUELE NDOj- Gazeta italiane është munduar të veçojë futbollist­ët që kanë bërë mirë së fundmi në Serinë B italiane dhe janë tashmë gati për të bërë hapin e madh në karrierën e tyre, për të kaluar në Serinë A. Mes tyre, gazeta evidenton edhe një mesfushor të Kombëtares shqiptare. “Dhjetë bombat e Serisë B që pritet të shpërthejn­ë në merkaton e radhës”, është titulli dhe krahasimi që u bën kjo media talenteve të Ligës së Dytë italiane. “22-vjeçari shqiptar është në të tretin sezon te skuadra e Breshias. Emanuele Ndoj i Breshias dhe Filipo Bandineli i Ben- eventos ngjajnë shumë mes tyre, sa mund të formojnë edhe një dyshe të artë në mesfushë së bashku. Shqiptari është shumë i fortë fizikisht, ndërkohë që italiani ka më shumë fantazi. Po flitet shumë mirë për të dy dhe këtë vit kanë bërë kapërcimin e madh, duke treguar cilësi, vizion dhe duke marrë përsipër rolin e liderit”, ka qenë shpjegimi specifik për mesfushori­n e Kombëtares.

E ARDHMJA- Ndoj është vëzhguar së fundmi nga disa skuadra të Serisë A, mirëpo është bërë me dije se edhe trajneri Panuçi ka ndjekur ndeshje të Breshias. Sigurisht, me shqiptarin titullar të padiskutue­shëm në fushë, fokusi i italianit ka qenë edhe paraqitja e 22-vjeçarit me origjinë nga Mirdita, që shihet me shumë perspektiv­ë në Kombëtare. Deri më tani, Ndoj ka qenë disa herë pjesë e formacioni­t më të mirë të javës në Serinë B dhe me fanellën e Breshias ka arritur të shënojë dy gola dhe të jetë disa herë asistues për gola të shënuar nga shokët e skuadrës së tij. Të tjerë të evidentuar nga Seria B janë: Filipo Baldineli i Beneventos, Simone Kalvano i Padovas, Amato Çiçireti i Askolit, Endrju Gravilon i Guadalupas, David Okereke i Specias, Alberto Paleari i Çitadelas, Simone Palombi i Leçes, Xhenaro Tutino i Kozencës dhe Valerio Verre i Peruxhas. Për fat, Shqipëria ka në Kombëtare një prej lojtarëve më premtues të Serisë B.

 ??  ??
 ??  ?? Emanuele Ndoj duke festuar gol me Breshian
Emanuele Ndoj duke festuar gol me Breshian
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania