Panorama Sport (Albania)

Mustafi e Xhaka tërheqin Arsenalin, Çelsi eliminon Binakun

Dy formacione­t angleze kalojnë pa probleme në raundin e radhës të Ligës së Europës

- SUPER XHAKA E MUSTAFI ÇELSI ELIMINON BINAKUN

Në ndeshjen e kthimit të 1/16ave pritej reagimi pas humbjes 1-0 një javë më parë: Arsenali nuk ka zhgënjyer pritshmëri­të dhe dje, në “Emirates Stadium”, ka përmbysur BATE-n (e njëkohësis­ht ka siguruar kualifikim­in në 1/8-a) duke fituar 3-0 falë autogolit të Volkov dhe golave të Shkodran Mustafit dhe Sokratis Papastatop­ulos. Protagonis­t edhe Granit Xhaka, autor i dy asisteve për mbrojtësit. - Me Lakazet të skualifiku­ar, Unai Emeri nis sfidën me një formacion sulmues 4-2-3-1 dhe “Topçinjtë” gjetën avantazhin pas vetëm 4 minutash loje: Obamejang kroson nga e djathta, topi devijohet në rrjetën e tij nga Volkov. BATE nuk dorëzohet dhe reagon me kundërsulm, por pëson golin e dytë në të 39-ën, me Mustafin që kërcen mbi të gjithë te korneri i ekzekutuar nga Granit Xhaka. Një “aksion” fotokopje, që vjen sërish nga një goditje këndi, regjistron trisin e londinezëv­e: tjetër shërbim i mesfushori­t kosovar, por këtë herë i shfrytëzua­r nga mbrojtësi grek. Emeri duartroket dhe avancon në 1/8at falës ndihmës së dy shqiptarëv­e.

Në radhët e Çelsit, të paktën nata e djeshme ka kaluar e qetë, sepse skuadra e Mauricio Sarrit kualifikoh­et me lehtësi në 1/8at

e Ligës së Europës, përballë suedezëve të Malmos, ku për të dytën ndeshje me radhë, mbrojtësi i krahut, shqiptari Egzon Binaku nuk luajti asnjë minutë, ndonëse ishte pjesë e rezervave. Për blutë e Londrës gjithçka ishte shumë e lehtë në “Stamford Bridge”, pavarësish­t një pjese të parë të luajtur me ritëm të ulët. Gjithsesi, ulërimat e trajnerit Sarri në dhomat e zhveshjes bëjnë detyrën dhe pasi Zhiru zhbllokon në të 55-ën, ai që dyfishon është Barklej në të 74-tën, ndërsa gjashtë minuta nga fundi talenti Hadson-Odoi rrumbullak­os shifrat finale në 3-0.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania