Panorama Sport (Albania)

Përmbysja, shpresa te Reali e CR7

Simeone është mundur vetëm 10 herë me 3 gola, por Ronaldo i ka shënuar 3 tripleta Atletikos

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Me Atletikon e Madridit ishte ndeshja e vitit, por për Juventusin nuk imagjinohe­j një dopioshupl­akë kaq e rëndë. Humbja 20 në “Vanda Metropolit­ano” komprometo­n sezonin bardhezi, të mbushur plot shpresa pas blerjes së Kristiano Ronaldos, në lidhje me Ligën e Kampioneve. Dhe më e keqja është se pavarësish­t se në futboll fjala e “pamundur” nuk ekziston dhe sigurisht që dy gola nuk janë diçka e pamundur për t’u rikuperuar, është historia që i vihet kundër formacioni­t bardhezi. Sikur futbolli të ishte një shkencë ekzakte, statistika­t thonë se Juventusi nuk ka arritur kurrë që të përmbysë një humbje 2-0 në fazën me eliminim direkt, madje në pesë përballjet e fundit asnjëherë nuk kanë arritur të përmbysin pasi janë mposhtur në ndeshjen e vajtjes. E gjithë kjo shton disi pesimizmin te tifozët, ndonëse mund të karikojë lojtarët e Masimilian­o Alegrit, që do të kërkojnë të thyejnë një tabu me 12 mars.

SI ME REALIN

Për t’u kualifikua­r, kampionëve të Italisë do t’u nevojitet një fitore me 3 gola avantazh, ose një 2-0 për ta dërguar më pas takimin në shtesë. Por duke mbetur te kualifikim­i i mundshëm, “Zonja e Vjetër” ka treguar se mund të bëjë çmendurira pozitive. Kujtimi më i afërt është paraqitja e bërë sërish në Madrid, në sezonin e kaluar të Ligës së Kampioneve, kur edhe pse u mundën

3-0 në Torino (me roveshatën e famshme të Ronaldos), në “Santiago Bernabeu” italianët ditën që të rikuperoni­n në 3-0 ndeshjen, madje pas vetëm 61 minutash lojë (dopietë e Manxukiçit në pjesën e parë dhe gol i Matuidisë në të dytën). Dhe nëse nuk do të ishte për atë penallti shumë të diskutuar në minutën e 95të (vjet nuk kishte as “VAR”), të shndërruar në gol nga ai Kristiano Ronaldo që sivjet mban veshur bluzën e Juves,

pa dyshim që ajo do të kishte qenë një nga arritjet më të mëdha të këtij klubi. Në fund Juventusi u eliminua, por ky ishte një shembull për të treguar se nëse skuadra e Alegrit është në një natë të mirë, nuk ka asgjë të pamundur.

“BUNKERI” SIMEONE

Por duke u thelluar edhe më tej në statistika dhe duke u përqendrua­r te rivali konkret, misioni bëhet edhe më i vështirë. Që nga 23 dhjetori

i vitit 2011, ditë në të cilën Diego Simeone u ul në stolin e Atletikos, të gjesh ndeshje ku madrilenët janë mundur me diferencë prej 3 golash bëhet shumë e vështirë. Shifrat thonë se diçka më shumë se 7 vite dhe me një mesatare prej 50 ndeshjesh të luajtura në sezon nga ana e “Colchonero­s” kanë ndodhur vetëm në 10 raste që ata të jenë mundur me diferencën e golave që i nevojitet Juventusit, në ndeshjen e kthimit më 12 mars, për t’u kualifikua­r. SHPRESË TE RONALDO Gjithsesi, nëse edhe kjo shifër flet në disfavor të tyre, shpresa është nëse u hyjmë në detaj ndeshjeve ku Atletiko është dënuar me 3 ose më shumë gola. Kjo, për faktin se në pesë nga 10 prej këtyre takimeve, Atletiko ka pasur përballë Realin e Madridit, por në të njëjtën kohë edhe Kristiano Ronaldon, i cili në tre nga pesë raste u ka shënuar nga një tripletë djemve të Diego Simeones. E thënë shkurt, në Torino nëse Juventusi do të hyjë në fushë i bindur dhe do të ketë një Ronaldo në superformë si në ato raste ku portugezi i ka shënuar nga një tripletë Atletikos, misioni “përmbysje” nuk duket i pamundur. Madje, për të shtuar edhe më shumë besimin në radhët e “Zonjës së Vjetër”, trajneri Alegri duhet të marrë shembull edhe te Borusia e Dortmundit. Fundja, madrilenët edhe sivjet kanë pësuar një humbje të thellë, konkretish­t në fazën e grupeve, ku u mundën jo tre, por 4-0 në Gjermani, në tetor, në fazën e grupeve të Champions-it.

 ??  ??
 ??  ?? Ronaldo u provokua dhe reagoi edhe në “tunelin” e medias pas përfundimi­t të ndeshjes me Atletikon, duke shtuar madje dozën: “Unë pesë Champions, Atletiko zero” dhe jo pak persona u irrituan.
Ronaldo u provokua dhe reagoi edhe në “tunelin” e medias pas përfundimi­t të ndeshjes me Atletikon, duke shtuar madje dozën: “Unë pesë Champions, Atletiko zero” dhe jo pak persona u irrituan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania