Panorama Sport (Albania)

Kaka: Paketa fantastik, Milani ka bërë goditje

“Lukasi është i jashtëzako­nshëm, por mjaft me krahasime”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në këto dy muaj ku qezi, Lukas Pake ta është krahasuar shpesh me Rikardo Kakanë. Karakteris­tika dhe pozicione të ndryshme, por milanistët shpresojnë që intuita e Leonardos të mos ketë gabuar. Vetë Kaka, në një intervistë për “Tencent Sports”, ka folur mbi këtë paralelizë­m duke e cilësuar si të dëmshëm, sidomos duke parë edhe moshën e re të numrit 39 të “Djallit”. Në fjalën e tij, Riki shpjegoi: : “Nuk besoj se jemi të ngjashëm ashtu si nuk besoj në këtë krahasim. Lukasit nuk i bën mirë. Ai mund të japë shumë te Milani sepse ka cilësi, por me epitetet nuk duhet nxituar. Uroj shumë që Lukasi të arrijë të përsërisë rezultatet e mia”. Nuk është solidarite­t mes brazilianë­sh, por besim i mirëfilltë te një lojtar me potencial të madh. Ish-”Topi i Artë” nuk i kursen elozhet për patriotin, për të cilin ushqen një vlerësim të madh. “Lukasin e kam ndjekur që kur luante te Flamengo. Është një lojtar që më pëlqen shumë. Ka sens pozicioni dhe di t’i lexojë mirë situatat. Pavarësish­t se ka pak përvojë në Serinë A, më duket se është përshtatur. Sipas meje, bëri mirë që zgjodhi Milanin. Klubi kuqezi ka bërë shumë ndryshime dhe kërkon të nisë një epokë të re, ndaj Paketa ka zgjedhur momentin e duhur për t’u transferua­r tek ajo skuadër”.

Drejtues - E ardhmja e Kakasë do të vijojë të jetë e lidhur me futbollin, mbase te Milani ose gjetkë. “Ndihem mirë dhe tani kam më shumë kohë për udhëtimet, argëtimet, por sidomos për familjen. Për shkak të profesioni­t, kam qëndruar pak më fëmijët dhe tani dua të rifitoj kohën e humbur. Aktualisht, studioj si menaxher sepse një ditë do të rikthehem në botën e futbollit. Ndeshjet i shoh në televizion ose në stadium, teksa skuadrat e mia të preferuara janë Sao Paolo, Milani, Reali dhe Orlando”, përfundoi Rikardo Izekson Leite, në “art” Kaka.

 ??  ?? Kaka dhe Paketa në fushë së bashku në një ndeshje bamirësie
Kaka dhe Paketa në fushë së bashku në një ndeshje bamirësie

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania