Panorama Sport (Albania)

Sançez lojtari më i shtrenjtë, kushton 16 mijë £ për minutë

-

Aleksis Sançez ka fituar thuajse 16 mijë paund për çdo minutë që ka luajtur në Premier Ligë këtë sezon dhe është futbollist­i më i shtrenjtë, që u ka kushtuar gjigantëve të Premier Ligës. Të dhënat e përpiluara nga fillimsezo­ni deri më 11 shkurt, tregojnë se sa u është dashur "djajve të kuq" të paguajnë për secilin lojtar për minutat që ata i kanë ndihmuar skuadrës. Në këtë përllogari­tje është zbritur rroga e futbollist­ëve për javët që ata kanë qenë të dëmtuar dhe më pas është pjesëtuar rroga që ata kanë marrë për minutat që kanë luajtur në kampionat. Dhe sulmuesi kilian, i cili është edhe lojtari më i paguar i Premier Ligës, me 505 mijë paund në javë, është lojtari që u rëndon më shumë xhepave të klubit për atë që ka dhënë në fushë. Nga 14 ndeshjet e Premier Ligës që ai ka luajtur, Sançez ka qenë në fushë për vetëm 615 minuta. Fred, i cili u transferua nga Shahtjori për 52 milionë paund në verë, është ndër lojtarët më të shtrenjtë të Junajtid me 6 mijë sterlina për minutë. Braziliani paguhet 120 mijë sterlina në javë në "Old Trafford" dhe ka luajtur për vetëm 566 minuta. Maruan Felaini ka kushtuar 3 mijë paund për minutë përpara se të largohej drejt Shandong Lunengut në Kinë këtë muaj, për një rrogë disa fish më të lartë (350 mijë sterlina në javë). Mesfushori belg, i cili këmbëngult­e se do duheshin 50 milionë paund për ta zëvendësua­r atë, luajti 745 minuta për Zhoze Murinjon dhe vetëm 3 minuta për Solskjaeri­n. Pol Pogba i ka kushtuar gjithashtu shumë Junajtid në fushë këtë sezon; 4 mijë paund për minutë. Por duke qenë se kampioni i botës që paguhet me 290 mijë paund në javë në Mançester, ka shënuar 11 gola dhe dhënë 8 asiste, e ka justifikua­r çdo qindarkë. Markus Rashfrod është lojtari me koston më të ulët për minutë: vetëm 767 paund. Sulmuesi, i cili paguhet vetëm 45 mijë paund në Mançester, ka regjistrua­r 1.525 minuta në Premier Ligë këtë sezon dhe ka shënuar 9 gola.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania