Panorama Sport (Albania)

Për Rakitiç do vendosë gruaja, presion Rabiosë

-

Ivan Rakitiç nuk është lojtari më i aktivizuar nga Barcelona këtë sezon, por ai mbetet një pjesë e rëndësishm­e e planeve të Valverdes për të ardhmen. Ishte pikërisht trajneri ai që e bindi mesfushori­n kroat që të refuzonte disa oferta joshëse verën e shkuar, siç ishte edhe ajo e PSG. Më 10 mars, nënkampion­i i botës do të mbushë 31 vjeç, por admiruesit e tij vazhdojnë të jenë të interesuar. Por ai është në pritje të një sinjali nga Barcelona për të rinovuar. Nëse katalansit do t'ia ofrojnë kontratën e re, ashtu siç ia ka premtuar presidenti Bartomeu, atëherë Rakitiç nuk do ta braktiste klubin që u transferua në 2014. Në të kundërt, këtë verë do të studiojë alternativ­at e tij. Por cilido qoftë vendimi i tij, ai do të ndikohet nga gruaja Rakuel Mauri. Çifti ka dy vajza dhe ai e ka shpjeguar gjithnjë se do të vendosë në bazë të lumturisë së familjes së tij. Gruaja e tij nga Sevija është shumë joshur nga ideja e një transferim­i në Milano, Mançester apo Londër. Interi është klubi favorit ku ai mund të firmosë nëse largohet.

Presion Rabiosë - Nuk është më një sekret tashmë që Barcelona ka menduar mesfushori­n e PSG-së për ta zëvendësua­r këtë sezon. Por në drejtim të rebelit francez është vendosur të mos bëhen hapa të tjerë përpara. Përkundraz­i, për lojtarin që i skadon kontrata në verë, është tërhequr oferta e katalanasv­e dhe Barcelona ka vendosur që ta rihapë edhe një herë pistën e transferim­it të tij vetëm në rast se Rabio do të trokasë vetë në derën e "Camp Nou"-t dhe do të ulë pretendime­t financiare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania