Panorama Sport (Albania)

Greqia na rrëmben një talent, talent, ja ja prapaskena­t prapaskena­t

Presion i madh nga federata greke, lojtari nuk i hap telefonin Panuçit

- OLSI TUJANI

‘ B renda javës do për fundojmë të gjithë dokumentet që Fiorin Durmishaj të luajë për kombëtaren greke", kjo ishte bomba që lëshoi trajneri i Greqisë në një nga emisionet greke. Angelos Anastasiad­es bëri me dije se stafi i federatës helene po përfundon të gjithë dokumentac­ionin e nevojshëm që bomberi 21-vjeçar të përfaqësoj­ë helenët në vijim.

Lajmi - Durmishaj është një nga sulmuesit më të mirë të momentit në Greqi dhe kjo ka bërë që në shtetin fqinj të vihet në lëvizje e gjithë "makineria shtetërore dhe sportive". "Kam ndjekur shumë herë ndeshjet e Panioniosi­t në vazhdimësi dhe me lejen e klubit, me pranimin e futbollist­it dhe në kontakt me menaxherin, kemi mundësuar që Durmishaj të na përfaqësoj­ë në vijim. Ai ka luajtur me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, por është i lindur në Athinë dhe ka pasaportën greke", deklaroi trajneri Angelos Anastasiad­es. "Panorama Sport" ka tentuar që të kontaktojë edhe me vetë sulmuesin Durmishaj, por ai nuk është përgjigjur rreth situatës së krijuar për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Një humbje e tillë e madhe për Kombëtaren shqiptare dhe të ardhmen e futbollit kuqezi ka disa prapaskena.

Prapaskena­t - Gazeta "Panorama Sport" ka mësuar edhe prapaskena­t dhe ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me sulmuesin e Panioniosi­t. Së pari, Durmishaj është një nga sulmuesit më të mirë të momentit në Greqi, kombëtarja e së cilës vuan mungesën e një lojtari të tillë. Me përjashtim të Mitroglu, nuk ka një të dytë. Së dyti, kjo ka bërë që familja së tij, e cila është një familje emigrantës­h në Greqi dhe të ardhurat e saj janë jo pak të varura edhe nga karriera e sulmuesit, të ndikohet nga presioni rreth të ardhmes së Durmishajt. Së treti, duke qenë se Panionios kërkon të përfitojë nga shitja e shqiptarit dhe të shpëtojë nga vështirësi­a ekonomike, atëherë presioni për ta dërguar atë drejt Olimpiakos­it (në mungesë të një oferte stratosfer­ike nga jashtë) ka bërë që drejtuesit e federatës ta shfrytëzoj­në këtë. Së katërti, prapaskena më e rëndë që zbulon "Panorama Sport", është se vetë futbollist­i, familjarët e tij apo edhe menaxheri nuk po përgjigjen në telefon, kundrejt interesimi­t të FSHFsë, duke u bërë "bllokadë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania