Panorama Sport (Albania)

Makineri golash, ja pse besojnë te përmbysja

Vetëm fitore deri në fund të kampionati­t, skuadra e Alegrit gati të hyjë në histori

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Pas fitores kundër Na polit, Juventusi vazhdon me ritëm vrapimin drejt titullit të 35-të në historinë e vet. Në rast suksesi, bardhezinj­të do të regjistron­in titullin e tetë radhazi në një cikël që duket si pa fund. Aktualisht skuadra e Alegrit është në vendin e parë të Serisë A me 16 pikë më shumë sesa Napoli i vendit të dytë. Një distancë e tillë pas 26 javësh kampionat ishte parë edhe në sezonin 200607, kur Interi më 3 mars 2007, udhëhiqte kampionati­n në distancë sigurie nga Roma e vendit të dytë.

GJUETI REKORDESH Ky është vetëm rekordi i radhës i arritur nga "Zonja e Vjetër", teksa të tjerë janë nën shënjestër. Me fitoren e fundjavës ndaj Elseid Hysajt me shokë, bardhezinj­të barazuan rekordin e tyre me 26 transferta pa humbje. Primati absolut në këtë statistikë i përket Milanit të Fabio Kapelos, që nga 1991 deri në 1993 nuk njohu asnjë humbje në 38 ndeshjet që zhvilloi larg "San Siro"s. Në edicionin aktual të Serisë A, ekipi i Alegrit nuk ka humbur asnjëherë, ndaj për pasojë, është në garë me kohën për të fituar titullin pa humbje. Diçka e tillë ka ndodhur vetëm tri herë në histori, përkatësis­ht Juves në sezonin 2011-12, Milanit 1991-92 dhe Peruxhias 1978-79.

NË NDJEKJE TË KONTES - Aktualisht Juventusi ka 72 pikë, por në valle janë edhe 36 të tjera. Në rast se i fiton të gjitha takimet e mbetura në Serinë A, skuadra e Alegrit mund ta mbyllë kampionati­n në kuotën e 108 pikëve. Ky do të ishte një tjetër rekord që bardhezinj­të i thyejnë vetes. Në sezonin 201314, Juvja e Antonio Kontes shpallej kampione me 102 pikë, kuotë për të cilën Alegrit i duhen vetëm 31 pikë në 12 takimet e mbetura në Serinë A. Për të fituar matematiki­sht titullin, "Zonjës" i duhen 20 pikë në sfidat e mbetura të kampionati­t, me kushtin që Napoli t'i fitojë të gjitha ndeshjet e veta. Një hipotezë kjo e fundit që nuk mund as të cilësohet e tillë...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania