Panorama Sport (Albania)

Milan, zbardhen 5 objektivat për merkaton

-

Adriano Galiani, administra­tor i deleguar i Monzas, është rikthyer të flasë për Milanin, klub ku punoi për 31 vite. Në valët e "Radio Anch'Io lo Sport", 74-vjeçari ka folur për disa tema lidhur me kuqezinjtë. Xhenaro Gatuzo - "Mendoja se me atë karakter nuk mund të punonte si trajner. Tani shoh se sa të kënaqur janë futbollist­ët që luajnë për të dhe ndihem i lumtur që më përgënjesh­troi. Rezultatet e punës së Rinos po vijnë. Në ndeshjet e fundit kam parë pak rënie, por jam i bindur se Milani do të gjejë rrugën drejt lojës estetike. Meritat këtu duhen ndarë mes trajnerit dhe klubit, që ia ktheu Milanin milanistëv­e. Paketa dhe Piontek - "Më pëlqen shumë puna që u bë në merkato gjatë janarit. Më duhet të përgëzoj Leonardon, të cilin e pata kërkuar fillimisht si lojtar e më pas e afrova në sektorin teknik të Milanit si trajner disa vite më parë. Leo meriton kompliment­e dhe për ngulmin që shfaqi për të blerë Paketan dhe Piontekun, dy blerje që i kanë shtuar cilësinë Milanit. Asnjë në Europë nuk u përforcua aq sa Milani. Leonardo - Leonardon e kam "dashuruar" që kur shkova ta blija në Paris. Ai kishte në kontratë një klauzolë që i lejonte largimin vetëm në rast se nuk do të ishte i lumtur te PSG-ja. Ai ma grisi në sy atë kontratë. Kur u kthye te Milani si lojtar për herë të dytë pati probleme shëndetëso­re, arsye për të cilën hoqi dorë nga rroga e tij. Në atë kohë nisi të punonte për sektorin teknik, duke dhënë një kontribut të madh për merkaton braziliane. Të mos harrojmë se ka shumë përvojë dhe flet disa gjuhë të huaja. Derbi i Milanos - "Do të shkoj në stadium. Do të jetë më në fund një derbi mes milanezëve që në renditje janë më lart se ekipet e Romës. Parashikoj një ndeshje thelbësore për një vend në Ligën e Kampionëve. Sinqerisht, uroj që të dyja skuadrat milaneze të luajnë në Champions vitin tjetër. Mauro Ikardi - "Bepe Marotta ka qenë drejtor sportiv te Monza, e njoh që fëmijë, por nuk i lejoj vetes të gjykoj punët e të tjerëve". Paralelizm­i Piontek - "Asnjë lojtar nuk është identik me një tjetër, por në disa lëvizje Piontek më kujton Shevçenkon. Për të arritur në nivelet e Shevës, polaku ka ende shumë punë". Milan në Champions - "Më mungon shumë të shoh kuqezinjtë në Champions. Ai kompeticio­n ishte jeta jonë dhe e kemi faktuar. Që Milani kishte Champions-in në gjak, është diçka që tashmë e dinë të gjithë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania