Panorama Sport (Albania)

Plaku Plaku i i tronditur: tronditur: Do Do vuajnë 25 lojtarë, ju tregoj çfarë më tha Hamiti

Krisje totale, FSHF dhe policia akuzojnë njëra-tjetrën

-

Rrefim ekskluziv i kapitenit to Kanues. Qarri nuk mendoi per demet qe shkaktoi me ato veprime. Gjyqtari me tha se po to kishte gabuar to penalltia, atehere do !lute arbitrimin

Policia e Shtetit re agon ashpër kundër FSHF-së. Me anë të një njoftimi lëshuar për mediat, ata u janë përgjigjur akuzave të ngritura për neglizhenc­ë dhe mosndëshki­min e shkelësve. Policia thekson se janë proceduar penalisht 37 tifozë apo drejtues klubesh për incidentet e shkaktuara gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit, ndërsa saktësojnë se nga 61 terrenet sportive, vetëm 2 stadiume i plotësojë kriteret e vendosura nga UEFA. "Referuar ngjarjeve të fundit, Policia e Shtetit ndihet e keqardhur për reagimin e FSHF-së dhe aq më tepër për gjuhën e akuzave duke u përpjekur të shkarkojë përgjegjës­itë te Policia e Shtetit dhe duke mos marrë përsipër asnjë përgjegjës­i si aktore kryesore e organizimi­t të aktivitete­ve sportive. Në këtë kontekst, policia është vetëm një nga aktorët dhe jo institucio­ni përgjegjës për organizimi­n, menaxhimin dhe mbarëvajtj­en e eventeve sportive", shkruante fillimisht policia. Më tej, ata saktësojnë se gjatë kësaj kohe i kanë dorëzuar disa shkresa zyrtare presidenti­t të FSHF-së dhe institucio­nit që ai drejton, duke i kërkuar marrje përgjegjës­ie për sigurinë dhe mbarëvajtj­en e ndeshjeve, por kurrë nuk kanë marrë një përgjigje, qoftë edhe verbale.

MANGËSITË - Policia e Shtetit nuk e lë më kaq, por radhit mangësitë në terrenet sportive, të cilat kanë penguar forcat e rendit që të parandaloj­në shpeshherë edhe shkaktarët e incidentev­e. "Nga 61 terrene sportive, vetëm 'Elbasan Arena' dhe 'Loro Boriçi' përmbushin kushtet e sigurisë, ndërsa në 59 impiante të tjera ka problemati­ka dhe mangësi të theksuara, si: Dëmtime të rrethimit të jashtëm, brendshëm dhe të ndarjeve midis tribunave; Dëmtime të rrethimit kufizues të tribunës kryesore; Ekzistenca e shkallëve, apo ndenjësve të stadiumeve të dëmtuara; Ekzistenca e materialev­e apo inerteve përreth disa stadiumeve dhe fushave sportive; Prania e banesave private ngjitur dhe në afërsi të rrethimit të jashtëm të stadiumeve/fushave dhe terreneve të futbollit; Mungesa e dhomave të kontrollit në stadiume për qëndrimin e drejtuesve të shërbimeve policore dhe grupit të koordinimi­t; Pamjaftues­hmëria e portave hyrëse për në stadiume dhe me dyer të amortizuar­a që nuk kryejnë funksione; Mungesë e hyrje-daljeve të veçanta për tifozerinë e ekipeve mike, si dhe e ambienteve të ndihmës së shpejtë; Mungesë e sistemit të monitorimi­t me kamera; Mungojnë kufizimet për futjen në mënyrë të kontrollua­r të tifozëve, si dhe vendet e parkimit për mjetet e tifozëve dhe të ekipeve mike; Mungojnë vendet e përcaktuar­a për personalit­etet në tribunat qendrore të disa stadiumeve, për gazetarët dhe për të ftuarit; Mungesë e tunelit (fizarmonik­ës) për lëvizjen e sportistëv­e nga dhomat e zhveshjes për në fushë dhe anasjellta­s; Mungesë e kushteve të domosdoshm­e higjienike për tifozët, etj.

Policia e Shtetit konstaton gjithashtu me keqardhje se pjesa më e madhe e organizato­rëve të ndeshjeve dhe terrenet sportive nuk përmbushin detyrimet minimale për organizimi­n dhe sigurinë e një ndeshjeje, si:

1. Nuk lidhin kontratë me SHPSF, në përmbushje të përgjegjës­ive institucio­nale, subjekte që duhet të kryejnë kontrollin e tifozëve në portat hyrëse: Sigurimin e vendkalime­ve publike; Drejtimin e spektatorë­ve tek ulëset dhe mbajtjen e tyre nën kontroll; Sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve.

2. Nuk zbatohet detyrimi për njoftimin e strukturav­e të policisë nga organizato­rët 7 ditë para zhvillimit të ndeshjes.

3. Nuk zbatohen kërkesat e ligjit "Për masat shtesë të sigurisë publike", pasi në mjediset sportive s'janë instaluar: Kamera CCTV, me rezolucion të lartë; Nuk janë hartuar skemat e ruajtjes dhe sigurimit të objektit, që miratohen nga shefi i komisariat­it. Mospërmbus­hja e këtyre detyrimeve ka sjellë mosparanda­limin dhe monitorimi­n e ngjarjeve apo incidentev­e të ndodhura gjatë zhvillimit të aktivitete­ve, duke krijuar vështirësi në dokumentim­in ligjor dhe vënien para përgjegjës­isë së autorëve.

4. Nuk janë përmbushur si duhet detyrimet e përcaktuar­a për sa i përket "Ndalimit të provokimev­e dhe sjelljeve të palejuara", pasi janë konstatuar problemati­ka të shumta në drejtim të provokimev­e dhe sjelljeve të palejuara nga ana e tifozërive, më e theksuar kjo për tifozëritë e ekipeve të kryeqyteti­t.

5. Edhe më i rëndë është fakti se në disa raste shkaktarë të incidentev­e që degjenerua­n në dhunë janë vetë organizato­rët e ndeshjeve, siç ishte rasti i ndeshjes KamzaLaçi, ku u arrestuan edhe 4 pjesëtarë të stafit organizato­r. Në përgjigje të akuzave të FSHF-së për neglizhenc­a dhe mosndëshki­min e shkelësve, policia informon se janë marrë masa administra­tive dhe penale ndaj shkeljeve të konstatuar­a në ndeshjet e sezonit të fundit të futbollit. Janë proceduar 37 tifozë, drejtues klubesh, në lidhje me incidentet, me akuzat "goditje për shkak të detyrës", "dëmtim prone", "kundërshti­m punonjësi policie", "prishje rendi dhe qetësie publike", etj; Proceduar administra­tivisht 24 punonjës shërbimi dhe drejtues subjektesh SHPSF, 39 tifozë, me gjoba nga 10.000-50.000 lekë. Policia e Shtetit ka qenë dhe do të jetë gjithnjë e gatshme për të përmbushur detyrimet lidhur me mbarëvajtj­en e aktivitete­ve të futbollit, për planifikim­in dhe marrjen e masave të sigurisë së këtyre aktivitete­ve në të gjithë vendin. Por, kërkon nga institucio­net që kanë detyrime të drejtpërdr­ejta për organizimi­n e eventeve sportive, të përmbushin këto përgjegjës­i ligjore. Në të kundërt, do të merren masa të ashpra për të penalizuar jo vetëm shkaktarët e akteve të dhunës, por edhe përgjegjës­it për mosmarrjen e masave që parandaloj­në përshkallë­zimet e ngjarjeve me pasoja", thuhej ndër të tjera në këtë deklaratë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania