Panorama Sport (Albania)

Calja: Ministria më preu në besë për shpërblimi­n

“Zv/ministri Shkurti më premtoi zgjidhje, por ende asgjë”

- ARTIN LLESHAJ

Vetëm pak ditë më parë, në Kupën e Shqipërisë, peshëngrit­ësi Briken Calja ndonëse garoi në kategorinë e peshave 81 kilogramë, dhuroi rezultate të shkëlqyera duke treguar një formë shumë të mirë. Pas përfundimi­t të këtij eventi, kampioni i trefishtë i Europës, komenton rezultatin e Kupës, si dhe rikthehet të flasë për kalvarin e gjatë të problemati­kës që po kalon për çështjen e shpërblimi­t që duhet të kishte marrë për suksesin e arritur para një viti në europian. Ai deklaron se zv/ministri i Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Konstandin Shkurti, i kishte premtuar zgjidhje, por që nuk rezultoi kështu. Fillimisht, rekordmeni kuqezi tregon eksperienc­ën në Kupë. "Nga Kupa e Shqipërisë jam shumë i kënaqur, pasi arrita të jap rezultatet e mia më të larta, pa harruar që ngritja e 343 kilogramëv­e është barazim i rekordit evropian, pasi pesha ime nuk është 81 kg, por 73 kg. Për shkak se nuk dëshiroja të rrezikoja ndonjë dëmtim apo të humbisja formën, nuk tentova që të bie

nga pesha, për ta ruajtur këtë rezervë për në kampionati­n europian. Unë do të garoj në kategorinë 73 kg në eventet ndërkombët­are, ndërsa në garat brenda vendit nuk doja të rrezikoja. Kështu që pa diskutim që ishin rezultate shumë të rëndësishm­e. Tashmë

jam në fazat e para për të arritur formën time optimale dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. Më pas siç e dini ky është një sport që diferencën e bëjnë detaje shumë të vogla e ku shpresoj që të jem me fat", deklaron Calja për paraqitjen e bërë në Kupën e Shqipërisë.

Më pas kampioni i trefishtë i Europës, rrëfen vështirësi­të që po kalon për çështjen e shpërblimi­t të medaljeve, ku thotë se zv/ministrin e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Konstandin Shkurti, i kishte premtuar zgjidhje, por nuk ndodhi aspak kështu.

"Jam shumë i lodhur me këtë pjesë, sepse po vjen Europiani dhe kanë kaluar 11 muaj nga fitimi i tri medaljeve në Europianin e Rumanisë. Nuk kam çfarë të them më për këtë gjë. Kam pasur kontakt me zv/ministrin e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Konstandin Shkurti, i cili më ka thënë që do kalojnë paratë e shpërblimi­t, por nuk ka ndodhur absolutish­t kështu, pasi faktet janë krejtësish­t të kundërta, ku mua ma ndanë shpërblimi­n me këste dhe ende nuk e kam marrë të plotë, por vetëm 2/3 e shumës". Pas një muaji peshëngrit­ja shqiptare do të garojë në kampionati­n europian që do të mbahet në Gjeorgji, ndërkohë që me trajtimin e bërë nga shteti shqiptar ndaj Briken Caljes, merr goditje i gjithë sporti i shtangës, pasi përfaqësue­sit kuqezi nuk do të shkojnë në këtë aktivitet me moralin e duhur, duke parë trajtimin që u bëhet. "Ky është një motivim për ne sportistët, pasi nuk kërkojmë gjë tjetër përveçse të marrim atë që na takon. Unë nuk po kërkoj lëmoshë. Unë jam kampion Europe dhe kam shkruar historinë duke bërë rezultatet më të mira në eventet ndërkombët­are. Sigurisht që këto problemati­ka nuk të lejojnë të jesh i qetë nga ana psikologji­ke, por megjithatë unë do të jap më të mirën time, pavarësish­t gjithë këtyre pengesave do kërkoj triumfin në Europë", përfundon Briken Calja, duke iu referuar kampionati­t europian që do të mbahet në muajin prill.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania