Panorama Sport (Albania)

Nallbani: Derbi ishte më i dobët se në 97-ën

"Dhuna e papranuesh­me. FSHF organizato­re e garës, t'i japë zgjidhje me aktorët e tjerë"

- OLSI TUJANI

Të premten u luajt derbi i 152-të në historinë e futbollit shqiptar dhe sipas Blendi Nallbanit, ka qenë përballja më e dobët mes dy kryeqyteta­seve Tirana dhe Partizani. Në një prononcim për "Panorama Sport", "Tata" komenton supersfidë­n e javës, krahasimin me të shkuarën e artë apo edhe të errët në vitin 1997. Ai dënon episodet e dhunës të shfaqura në ndeshjen Kamza-Laçi...

Të premten u luajt der bi i 152-të në historinë e futbollit shqiptar dhe sipas Blendi Nallbanit, ka qenë përballja më e dobët mes dy kryeqyteta­seve Tirana dhe Partizani. Në një prononcim për "Panorama Sport", "Tata" komenton supersfidë­n e javës, krahasimin me të shkuarën e artë apo edhe të errët në vitin 1997. Ai dënon episodet e dhunës të shfaqura në ndeshjen Kamza-Laçi, por i bën thirrje institucio­nit të futbollit në vend, FSHF-së, që të gjejë zgjidhje me të gjithë aktorët.

Nallbani, si ishte derbi mes Tiranës dhe Partizanit?

Të them të drejtën niveli është shumë i ulët. Më mirë kemi luajtur atëherë në vitin 1997 kur njerëzit kishin kallashët nëpër duar, sesa luajnë këto futbollist­ët e ditëve të sotme. Këto, vetëm sa marrin më shumë para sesa kemi marrë ne.

Pse e thoni këtë, sepse raste pati, tifozë pati, spektakël pati?

Jam dakord dhe shumë gjëra mundohen të fshihen nga spektakli që bëjnë tifozëritë në ndeshje të tilla. Por, a e patë ju që portieri i Tiranës nuk bëri asnjë hedhje në derbi? E kam mik dhe e pyeta, "i ke larë rrobat"? Me të drejtë më tha që nuk kishte as nevojë që ta bënte një gjë të tillë. Përtej batutës, portierët nuk patën as raste që të hidheshin një herë në derbi, duke përjashtua­r dy apo tri momente të Hoxhës që janë shumë pak. Derbi u bë nga tifozët dhe aspak në fushë. Si e gjykoni teknikisht?

Ishte derbi më i dobët i historisë, për sa kohë unë kam parë një ndeshje mes Tiranës dhe Partizanit.

Kjo gjë vjen si pasojë e presionit që kanë ekipet apo e nivelit?

Nuk është çështje presioni. Ishte mjaft i bukur nga tifozët, por shumë i dobët në fushë. Nuk është as çështje e të huajve, pasi derbi ka edhe në Serinë A, në Gjermani apo në Angli, ku edhe atje ka shumë të huaj. Ama kur luan Arsenal-Çelsi bëhet nami, e thënë në zhargon.

Së fundmi është dhunuar arbitri pas Kamza-Laçi...

E kam parë direkt nga televizion­i dhe ishte diçka që nuk ka lidhje me futbollin. Absolutish­t shumë e dënueshme. Unë kam luajtur sport, kam bërë edhe shumë budallallë­qe në momente acarimi, por kurrë nuk kam pasur punë me arbitrat. Kam marrë kartonë të kuq, madje edhe më shumë sesa shumë të tjerë, por si ajo situatë jo. Më vjen shumë keq, sepse së pari ai është njeri, pak rëndësi ka profesioni dhe para një fakti të tillë nuk ke shumë për të thënë. Është shumë e rëndë ta shohësh një ngjarje të tillë në vitin 2019 dhe nuk ka të bëjë vetëm me Kamzën, pasi unë kam vërejtje edhe për të tjera raste në sport apo në derbi. Çfarë vërejtjesh keni?

Unë jam edhe drejtues i klubit Studenti dhe me ligjin e sportit na është vendosur kusht, për çdo federatë, që të ketë "security" në çdo organizim. Ama kush janë "security"? Vetëm pesë vetë te lagjja të veshur me jelekë? Prisni që ata të ruajnë rendin? Është e pamundur. Po ju them, një penallti për Tiranën ose për Partizanin në fund dhe tifozët e secilës skuadër do hidheshin në fushë. Do bëhej nami, pasi nuk mbahet e gjithë ajo turmë me këto "security".

Por, "security" duhet të ketë kualifikim të caktuar...

Më lejoni t'ju përgjigjem me një pyetje. E dini se çfarë është një "security" në Angli? Do jua them në zhargon sërish: Të thyejnë në mes!

Kush është përgjegjës­i për atë që ndodhi?

Së pari, duhet ta kemi të gjithë të qartë që jemi në 2019ën dhe jo në '97-ën kur luanim ne. Madje, edhe atëherë, keq apo mirë, policia ishte e pranishme. Është e vështirë t'ju jap një përgjigje precize për këtë pyetje, pasi mendoj se mund të ketë vend për ta rishikuar vendimin apo ligjin. E them këtë, pasi po e shoh edhe te klubi në momentin e organizimi­t të ndeshjeve në pallatin e sportit. Unë kam një kusht që nëse nuk kam pesë "security" me jelekë, atëherë dënohem me 200 mijë lekë (të vjetër) gjobë. Aq më keq, që në rast se ndodh diçka, që uroj të mos ndodhë kurrë në asnjë vend, unë edhe paguaj lekët, edhe gjobitem, por edhe dënohem dhe bëj burgun si organizato­r i ndeshjes. Çfarë propozoni?

Kur sheh policinë në sport, sigurisht që është imazh i keq, por është zgjidhje për momentin, pasi ne jemi shqiptarë, kemi mentalitet ballkanas dhe nxehemi si të them... me ujë. Dua të them që aplikimi i këtij vendimi për ta larguar policinë, kërkon një mentalitet dhe kulturë të madhe, gjë për të cilën dyshoj shumë se e kemi jo vetëm në sport, por edhe në fusha të tjera.

Federata ka kërcënuar me bojkot në rast se policia nuk reagon...

Unë bëj thirrje që federata të mos dalë të mbajë qëndrime, por të japë zgjidhje. E them këtë, pasi është organizato­re e garës. Duhet patjetër që të gjejë bashkëpuni­min e policisë apo Ministrisë së Brendshme, në mënyrë që të vijojë loja, por me garancinë maksimale për të gjithë. Është shumë lehtë fjala bojkot, por a e dini se çfarë rrezikojmë më pas? Po sikur UEFA e FIFA të ndëshkojnë ekipet tona, të ndëshkojnë më pas edhe Kombëtaren dhe çfarë fituam? Mendoni se do të merren me zënkat tona "e ka kush e ka" si në politikë?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania