Panorama Sport (Albania)

Alvesh: E frikshme si u katandis Flamurtari

"Më mungojnë pulat e Vlorës, në 3 vite dhashë shpirtin në fushë"

- ERMAL SIKA

Danilo Alvesh tre gon ditët e para në Kazakistan. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", Alvesh shpreh keqardhjen për situatën e trishtuesh­me që, sipas tij, po kalon Flamurtari. Sulmuesi brazilian pas "zhdukjes" nga Vlora ka firmosur për skuadrën e Okzhetpes, por në prononcimi­n e tij thotë se nuk i ka asnjë borxh klubit vlonjat, pasi në tri vite ka dhënë gjakun dhe shpirtin në fushë.

Danilo, si ndiheni në Kazakistan tek Okzhetpe?

Jam shumë i lumtur. Gjatë këtyre pak ditëve që gjendem këtu, jam duke punuar dhe jam përkushtua­r sa më shumë për të dhënë maksimumin. Jam duke shijuar aventurën e re.

Jeni më i qetë tani që jeni larguar nga Flamurtari?

Ju e dini shumë mirë se sa kam dhënë unë për Flamurtari­n. Në tri vite që kam qenë pjesë e këtij klubi, kam vënë shpirtin dhe gjakun tim në fushë.

I qëndroni asaj që keni shprehur se jeni larguar për pagat e pamarra?

Ajo çështje dihet tani. Klubi ka pasur probleme financiare. Unë kam luajtur gjysmë sezoni pa marrë asnjë pagë. Nuk mund të qëndroja më në ato kushte.

Si u ndatë me drejtuesit e Flamurtari­t?

Çështja u zgjidh në FIFA. Klubi i Futbollit Flamurtari nuk më ka dhënë ende letrat. Edhe pse unë bashkë me avokatin tim u përpoqëm që të gjenim një zgjidhje me drejtuesit e klubit, nuk arritëm që ta bënim këtë gjë. Në këto kushte vendosa që kontratën

ta zgjidhja në FIFA, pasi Flamurtari nuk pranonte të më linte lojtar të lirë me pretendimi­n se unë kisha kontratë deri në fund të sezonit.

A ju detyrohet financiari­sht klubi vlonjat?

Unë për vete nuk i kam asnjë borxh klubit, këtë di të them. Pjesa tjetër pastaj është thjesht zbatim i kontratës dhe detyrimeve kontraktua­le.

Nga Flamurtari këtë vit janë larguar edhe disa lojtarë të tjerë, si Bushiç, Alla, Torasa, Siljanovsk­i, Useini. Si e shikon këtë situatë?

Është shumë e trishtuesh­me të shohësh një ekip me cilësi të tillë që të katandiset në këtë gjendje. Për fat të keq, ekipi po kalon një situatë të vështirë. Por unë shpresoj shumë që këto probleme të zgjidhen. Kam një dashuri të madhe për Flamurtari­n dhe jam shumë i trishtuar kur gjendet në një situatë të tillë.

Idrizi thotë se do të ktheheni sërish në Vlorë, mund të ndodhë kjo?

Nuk e di nëse do të ndodhë kjo gjë. Edhe mund të ndodhë, por ndoshta edhe jo. Nuk e dimë se çfarë do të sjellë e nesërmja. Por unë shpresoj që të jem i lumtur këtu në Kazakistan dhe të ndërtoj një histori të re.

Si e keni ndierë veten në Shqipëri?

U bë një kohë relativish­t e gjatë që isha aty. Isha i lidhur me Shqipërinë shumë. Vlora është një qytet shumë i bukur. Ia vlen të jetosh aty. Të gjithë më respektoni­n, që nga drejtuesit, shokët e skuadrës dhe tifozët. Ishte një eksperienc­ë shumë e bukur. Futbolli është në nivele cilësore, por ka ende për t'u rregulluar. Do më mungojë shumë Vlora dhe në veçanti pulat që ishin shumë të shijshme. (qesh). Jam larguar me përshtypje­t më të mira nga ai qytet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania