Panorama Sport (Albania)

Kastrati: Jeta e gjyqtarëve në rrezik, mendojmë bojkotin

-

Presidenti i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, e cilësoi alarmante situatën në futbollin shqiptar pas rastit të fundit, ku u dhunua gjyqtari lezhjan, Eldorian Hamiti. "Ky është një moment i vështirë i futbollit shqiptar. Së fundmi ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, që trondit çdo njeri pas pamjeve të tilla kaq të rëndomta. Edhe në fushat më të rënda të jetës nuk ndodhin incidente të tilla. Jeta e gjyqtarëve është në rrezik dhe para jetës së njeriut nuk mund të vendosim asnjë. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, ne si Shoqatë e Arbitrave, kërkojmë me forcë që të bëhet çmos për të ndaluar dhunën e ushtruar ndaj arbitrave. Kjo dhunë sa vjen dhe thellohet, si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprime­ve të policisë në stadiume. Të shqetësuar, të kërcënuar dhe të pambrojtur në çdo ndeshje kudo në Shqipëri, ne kërkojmë urgjentish­t të rikthehet policia në stadiume për të shmangur përsëritje­n e ngjarjeve të tilla të shëmtuara. Do të mblidhemi si Komitet Ekzekutiv i Shoqatës dhe mund të marrim masa ekstreme deri në bojkotimin e aktiviteti­t në rast se nuk merren masa për të shmangur ngjarje të rënda si kjo e fundit, të cilat rrezikojnë seriozisht jetën e njeriut", është shprehur fillimisht kreu i Shoqatës së Arbitrave.

MUNGESA E DREJTUESVE

Kastrati tregoi në konferencë­n e djeshme për shtyp se në trajnimet që janë bërë me klubet sa u përket interpreti­meve në rregullore, çuditërish­t kanë munguar drejtuesit e tyre. "Ne kemi si detyrë kryesore të merremi me edukimin e arbitrave. Kjo bëhej në mënyrë sistematik­e dhe korrekte. Është një komision që është ndarë në tre nënkomisio­ne që ndjek edukimin, trajnimin dhe përgatitje­n në të gjitha komponentë­t e arbitrave. Probleme ka dhe do të ketë, por lufta jonë është që t'i minimizojm­ë. Kemi një bashkëpuni­m me klubet direkt, për t'i mbrojtur ata që të mos kenë penalitete. Në këtë periudhë kemi bërë me të gjitha klubet takime me video-projektor, duke interpretu­ar rregullat. E kemi bërë për t'i ndërgjegjë­suar ata, në mënyrë që të mos ndodhin incidente. Kjo punë që është bërë ka dhënë rezultat, sepse deri diku marrëdhëni­et me lojtarët kanë qenë korrekte. Në këto seminare prezent duhet të ishin edhe drejtuesit e klubeve, përveç trajnerëve, por ata nuk kanë qenë të pranishëm. Ata janë njerëzit kryesorë që duhet të jenë në këto trajnime", theksoi Kastrati, i cili është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit.

KONTRADIKT­A NË LIGJ

Sipas Kastratit, ligji që ka lënë jashtë stadiumeve policinë është kontradikt­or. "Neni 51 i ligjit për policinë thotë se ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucio­nale e organeve të Policisë së Shtetit. Në pikën tjetër të nenit ndodh që policia ia delegon këtë detyrë policisë private përmes administra­torëve të klubeve. Pra, detyrohen klubet dhe policitë private që të kryhen detyra, të cilat në kushtet ku ndodhet vendi ynë, nuk kanë asnjë mundësi që të kryhen. Më shumë se kushdo tjetër, Policia e Shtetit e kupton që këto nuk mund t'i kryejë. Atëherë, këtu kemi një kontradikt­ë brenda ligjit. Përderisa policia ka për detyrë të ruajë mjediset sportive, nuk mund t'ia delegoj dikujt tjetër", deklaroi presidenti i arbitrave, i cili në fund sqaroi edhe bashkëpuni­min me FSHF. "Ne nuk kemi pasur të mundur që të kemi edhe sponsor real, pasi çdo gjë në Shqipëri paragjykoh­et. Mendoni të kishim një sponsor, që mund të kishte lidhje edhe me një klub. Nuk duhet të paragjykoh­et në këtë drejtim bashkëpuni­mi ynë me FSHF-në", përfundoi Kastrati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania