Panorama Sport (Albania)

Ministria e Sportit: FSHF dhe policia të marrin masa

-

Pas ngjarjes së dhunshme pas ndeshjes Kamza-Laçi 1-1, e vlefshme për Kategorinë Superiore, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Për "Panorama Sport", zëvendësmi­nistri Kostandin Shkurti dënoi ngjarjen e rëndë ku u dhunua arbitri Eldorian Hamiti, ndërsa bëri edhe një thirrje për Policinë e Shtetit. "Së pari, distancohe­m nga dhuna. Nuk ka sesi të bashkohem me akte të tilla. Sigurisht, strukturat kompetente në Federatën Shqiptare të Futbollit duhet të marrin masat e parashikua­ra në statusin e tyre për ngjarje të tilla. Njëkohësis­ht, policia duhet të marrë masat specifike për këtë problem, duke u bazuar te ligji i ri i sportit që kemi, i cili për mendimin tim është mjaft i qartë për të tilla raste", deklaroi fillimisht për gazetën zv.ministri i

Sporteve, Kostandin Shkurti.

LIGJI PËR POLICINË

Pas ndryshimit të ligjit për sportin, Policia e Shtetit nuk merr përsipër mbarëvajtj­en e ndeshjeve brenda stadiumeve dhe kësisoj klubet e futbollit kanë qenë të detyruara këtë sezon të kontraktoj­në polici private. Së fundmi, përmes "Panorama Sport", drejtuesit e klubeve, por edhe vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e kanë cilësuar të nxituar vendimin për të lënë në dorë të stjuartëve sigurinë në stadiume. I pyetur nëse do të ketë ndonjë nismë nga vetë ministria për të ndryshuar ligjin, Shkurti u shpreh se është i gatshëm të ulet me aktorët e sportit. "Jemi të hapur për gjithçka. Dua të theksoj se ligjin që është bërë e kemi analizuar shumë mirë me aktorë të sportit dhe mendoj se është i kohës. Është një akt që përdoret edhe në vendet më të përparuara të botës. Problemi është tashmë se jemi vetëm në fillim të zbatimit të këtij ligji dhe besoj se të gjitha klubet e futbollit dhe çdo aktor në sport duhet ta zbatojë me përpikëri këtë ligj. Në momentin e parë që ka ngjarje të tilla në fusha sportive, stadiume apo çdo vend ku zhvillohen aktivitete sportive, menjëherë duhet njoftuar observator­i i policisë për të marrë masat e duhura. Megjithatë, unë si zv.ministër jam i hapur për të diskutuar për çdo gjë me aktorët e sportit. Nëse ka probleme të tilla, jam i gatshëm t'i pres dhe të bashkëbise­dojmë. Me vullnetin e të gjitha palëve gjithçka mund të bëhet", përfundoi zv.ministri Shkurti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania