Panorama Sport (Albania)

"Policia jeton në planet tjetër, fshihet pas shkresave"

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka replikuar menjëherë pas qëndrimit të Policisë së Shtetit. "Policia e Shtetit më në fund gjeti kohën për të shkruar disa faqe deklaratë, në të cilën nuk gjetëm një frazë në të cilën ndihej keqardhje për çfarë ka ndodhur dhunshëm mbi trupin dhe kokën e gjyqtarit të ndeshjes, i cili ishte duke ushtruar detyrën e tij. Policia e Shtetit, në asnjë rresht të deklaratës nuk jep një përgjigje për shqetësime­t e ngritura nga FSHF. Policia e Shtetit, që sipas ligjit ka për detyrë institucio­nalisht të ruajë rendin dhe sigurinë publike në mjediset sportive, ende nuk ka dhënë një përgjigje për selektivit­etin e ndërhyrjes në stadiumet shqiptare, por vazhdon të fshihet pas korrespond­encave dhe shkresave. Policia e Shtetit kërkon që në çdo stadium të Shqipërisë të ketë kamera sigurie, sikur të mos mjaftonin pamjet ku agresorët janë filmuar në çdo ndeshje nga kamerat e transmetue­sve zyrtarë të ndeshjeve dhe reagimi ka qenë zero. Nëse kjo është një betejë juridike, jemi gati ta sfidojmë. Nëse është një betejë burokratik­e, jemi gati ta injorojmë. Nëse është një betejë për të ndihmuar futbollin, jemi gati të bashkëpuno­jmë siç kemi kërkuar gjithmonë, në mënyrë që loja më e dashur e sportdashë­sve shqiptarë të mbetet më e mira. Së fundmi, duket sikur Policia e Shtetit jeton në një planet tjetër kur deklaron se futbolli në Shqipëri duhet të lejohet të luhet vetëm në dy stadiume, në Shkodër dhe Elbasan, pikërisht në ato stadiume që menaxhon FSHF. Për fat të keq, ky është realiteti shqiptar, ku organi që ka për detyrë të ruajë rendin dhe sigurinë publike na mëson se si mund ta bllokojmë lojën më të bukur në botë. Është e trishtuesh­me të vëresh që organi shtetëror që duhet të kryejë detyrën dhe të na ndihmojë, bën thjesht karshillëk me realitetin shqiptar të futbollit. Gati qesharake, që për t'u fshehur pas të vërtetës, na kërcënojnë se do të denoncojnë FSHF-n si organizato­re të aktiviteti­t. Ne duhet ta mirëkuptoj­më Policinë e Shtetit, që duhet të ruajë godinën e Parlamenti­t dhe ligjvënësi­t, që nuk mund të komunikojn­ë me popullin pa pjesëmarrj­en e policisë në Parlament. Ndërsa ata, nuk na mirëkuptoj­në ne për një dëshirë të thjeshtë, që ka nisur në vitin 1900 në këtë vend: Të luajmë futboll, të kënaqim popullin dhe ta bëjmë krenar atë!" citohej në replikën e FSHF.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania