Panorama Sport (Albania)

Ndeshjet me “silenciato­r”, Teuta tremb Partizanin

Durrsakët kanë fituar 2 herë në kryeqytet, të kuqtë në Elbasan

- ILIR CARA

Partizani-Teuta, e vlefshme për javën e 25-të të Superiores do të luhet të premten, në orën 18:00 në stadiumin "Selman Stërmasi". Ndonëse është një duel mes dy skuadrave pretendent­e për titull, takimi do të luhet në një ambient "të vdekur", pasi Partizani është i dënuar nga Disiplina që të luajë dy ndeshje pa tifozë si skuadër pritëse. Nëse para një jave luajtën derbi në praninë e mbi 9 mijë tifozëve, kësaj radhe të kuqtë do të përballen ndaj Teutës para 30 të ftuarve në tribunën VIP, si dhe përfaqësue­sve të medias. Duelet mes dy ekipeve me Partizanin pritës po bëhen thuajse periodike, që çdo vit të luajnë një herë pa tifozë. Të premten do të jetë hera e katërt në 39 muaj që Partizani pret një ndeshje me "silenciato­r" ndaj durrsakëve. Por, historia e takimeve të tilla i tremb disi të kuqtë para kësaj sfide, pasi 2 nga 3 ndeshjet e fundit pa tifozë janë fituar nga miqtë nga Durrësi. Takimi i 23 dhjetorit të 2015-ës, zhvilluar në stadiumin "Qemal Stafa" u fitua nga Teuta me golin e Lukiç. Më 26 nëntor 2016, Partizani luajti pa tifozë ndaj "djemve të detit" në "Elbasan Arena", takim i fituar nga të kuqtë me rezultatin 1-0, me gol të Ekubanit. Ndeshja e fundit ku Partizani e ka pritur Teutën pa tifozë u luajt vjet, më 5 maj 2018, ku durrsakët fituan 3-1 në "Selman Stërmasi". Golat për Teutën i shënuan Çyrbja, Hrkaç dhe Hila, ndërsa për "demat" realizoi Batha. Nisur nga këto 3 ndeshje të luajtura

pa tifozë, ku Partizani është pritës, del se Teuta ka fituar 2 herë në kryeqytet, ndërsa të kuqtë i kanë mposhtur në "Elbasan Arena". Mbetet për të parë se cila do të jetë trajektorj­a e përballjes së radhës pa tifozë mes Partizanit dhe Teutës, ku të kuqtë duan të kthehen te fitorja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania