Panorama Sport (Albania)

"Derbi më i dobët, të kuqtë kanë presion për titullin"

-

Trajneri Agim Canaj, i ftuar në emisionin "Sport News Plus" në "News 24", analizon derbin e kryeqyteti­t mes Tiranës dhe Partizanit, por flet edhe për episodet e dhunës në ndeshjen mes Kamzës dhe Laçit. Në analizën e derbit ai përmend arsyet ku çaloi Partizani, ku sipas tij ekipi dhe stafi po e ndiejnë presionin e titullit.

DHUNA NË KAMZË - "Këto janë ngjarje të rënda. Kishte një dekadë që nuk kishin ndodhur. Kjo e sotmja ishte një vetëvrasje për futbollin në Shqipëri. Vetëgjyqës­ia duket e nxituar. Këto nuk janë më ngjarje antisporti­ve, por të rënda që nuk kanë lidhje me fushën e futbollit. Askush nuk ka të drejtë të dhunojë dikë që është në orar të punës", u shpreh trajneri Canaj për rastin e dhunimit të gjyqtarit Hamiti.

DERBI - "Këtë derbi do e ndaja në dy pjesë. Tirana ishte e vendosur shumë mirë dhe fitoi betejën pjesën e parë. Pati 4 raste të pastra pjesën e parë. Këtu shikohet edhe niveli i lartë i disa pikave të Partizanit, si Alban Hoxha me pritjet e tij. Partizani ka edhe një lloj presioni, pasi ka kohë pa fituar një titull kampion dhe kjo ndihet te ta, edhe te trajneri Gega, edhe te grupi i lojtarëve. Pashë disa ndryshime në pozicionet e lojtarëve, që pjesën e parë nuk u evidentuan. Tirana dominoi në linjat anësore me Hoxhallari­n dhe Kërçikun. Mungesa e Trashit u pa qartë, sepse nuk kishte pika takimi. Tirana me dy lojtarët anësorë të vendosur mbi pozicione patën 6 krosime në 10 minuta. Tirana paraqiti para portës së Partizanit katër raste të pastra. Kjo bëri që Partizani ta humbte toruan. Edhe vendosja e Dukës në mesin e fushës për gabimet e tij dha një nivel shumë të dobët. Telushi e kishte të pamundur të organizont­e, sepse bënte edhe mbrojtjen, edhe sulmin. Aty, Tirana u organizua më mirë. Ndryshimet e Partizanit në pjesën e dytë bënë që loja e tyre të merrte një fizionomi, duke parë edhe energjitë e mëdha që humbi Tirana. Edhe diferenca në stol, u duk se të kuqtë kanë një stol më të mirë. Kjo bëri që pjesa e dytë të dominohet nga "demat" në lojë, por jo në raste. Partizani bëri një nga derbet më të dobëta në vitet e fundit, por në fund rezultati i dha të drejtën të mos humbte shumë terren për objektivat e saj madhorë", u shpreh trajneri Agim Canaj.

 ??  ?? Agim Canaj
Agim Canaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania