Panorama Sport (Albania)

Kastrioti në “ajër” për stadiumin, FSHF mban pezull vendimin

Krutanët paguajnë për Tiranën nëse licencohet "Redi Maloku"

- Bujar Balliu

Kastrioti mori një pikë "të artë" në transfertë ndaj Flamurtari­t, pikë që e ngushton distancën me Luftëtarin. Skuadra e drejtuar nga Bledar Devolli zhvilloi një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë, ku krahas golit të barazimit, ekipi pati edhe disa raste të tjera shënimi. Në një ditë të mirë ishte edhe portieri Amarildo Çekrezi, i cili u bë protagonis­t duke shpëtuar portën nga pësimi i golit në disa raste. Me pikën e marrë ndaj Flamurtari­t, krutanët vijojnë sërish bilancin pozitiv të 2019-ës, ku në 6 ndeshje të zhvilluara deri më tani, kanë tri fitore, një humbje dhe dy barazime, shifra të kënaqshme kur mendon se kjo skuadër në fund të dy fazave të para mendohej e dorëzuar. Sakaq, pas pikës së marrë në Vlorë, ekipi dje u la pushim, ndërsa sot do të nisin përgatitje­t për takimin e radhës ndaj Tiranës. BOJOM- U deshën 16 ditë pritjeje për të parë në fushë debutimin e kamerunasi­t Edi Bojom, i cili është njëri ndër lojtarët e përfolur shumë si afrim i goditur nga krutanët në merkaton e janarit. Në ndeshjen e së dielës ndaj Flamurtari­t, qendërmbro­jtësi hyri në fushë si zëvendësue­s në minutën e 65-të. Ndonëse nuk u aktivizua në pozicionin e tij natyral, "gjiganti" i krutanëve bëri mirë, si dhe doli triumfues në disa raste ndaj kundërshta­rëve. Bojom, është një lojtar shtatlartë dhe i fuqishëm, ndaj me interes pritet takimi i të shtunës ndaj Tiranës për të parë përballjen me Ngonë, gjithmonë nëse trajneri Devolli do t'i japë mundësi të luajë kamerunasi­t. STADIUMI- Kastrioti luajti ndaj Laçit si skuadër pritëse në "Niko Dovana", për shkak të pezullimit të fushës së Fushë-Krujës. Ndërsa për përballjen e së shtunës ndaj Tiranës, ende nuk është vendosur se ku do të luhet, pasi krutanët duke qenë se kanë shlyer gjysmën e dënimit, po planifikoj­në që ta shlyejnë pjesën tjetër duke paguar gjobën. Por, nuk është kjo çështja që i shqetësohe­n drejtuesit e Kastriotit, pasi ngërçi ka të bëjë me Komisionin e Licencimev­e, i cili do të rishikojë gjatë këtyre ditëve stadiumin "Redi Maloku", për të parë nëse mund të riluhen sërish ndeshjet në këtë impiant.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania