Panorama Sport (Albania)

Ish-ët në unison: Ndaj Kukësit u pa një Luftëtar pa gjak dhe motiv

- Tomor Shehu

Të humbësh me Kukësin, s'është fundi i botës. Ky është opinioni i legjendës së futbollit gjirokastr­itit, Luan Seti, dhënë për "Panorama Sport" dy ditë pas humbjes 3-0 të bluzinjve në "Elbasan Arena". Por, për Seitin humbja djeg, pasi në fushën e lojës mungoi nervi dhe grinta. "Në ndeshjen e fundit me Kukësin konstatova lojtarë pa motiv dhe 'pa gjak' në fragmente të caktuara. Kam bindjen se te Luftëtari ka lojtarë jashtë formës sportive. Në një fushë si ajo e stadiumit "Elbasan Arena", tanët e patën mundësinë për të shprehur cilësitë e lojtarit profesioni­st. Është koha të shohim para. Të jemi sa më afër skuadrës dhe në mbështetje të saj. S'dua të përsëris vetveten, por Luftëtari e ka potenciali­n e mjaftueshë­m për të qenë pjesë e Kategorisë Superiore në sezonin e ardhshëm", u shpreh Luan Seiti. KALLUCI- Në unison me Seitin është ish-shoku i skuadrës te Luftëtari, njëkohësis­ht edhe ish-trajner në vitet 1992-1994, Theodhori Kalluci. "Kukësi është skuadër për t'u pasur zili. Ka në organikën e tij lojtarë me peshë. Edhe ndaj nesh diferencën e bënë lojtarët me eksperienc­ë. Nga çka pashë në pjesën e parë, më duhet të pranoj se elementë të veçantë shfaqën shenja lodhjeje, pse jo dhe mungesë përgjegjsh­mërie. Zëvendësim­et e trajnerit Julian Ahmataj rezultuan të suksesshme, jo për rezultatin final, por për mënyrën e interpreti­mit të lojës në pjesën e dytë. Ka ikur koha e gradave. Në futbollin e sotëm kam bindjen e plotë se s'ka lojtarë të pazëvendës­ueshëm. Trajneri meriton vlerësim maksimal për gjithçka bëri në lëvizjet pas përfundimi­t të pjesës së parë. Lëvizjet e zgjuara të trajnerit Ahmataj e rikthyen në identitet Luftëtarin. Të humbësh me Kukësin, s'do të thotë kapitullim, përkundraz­i më shumë forcë dhe kurajë për misionin mbijetesë", u shpreh Kalluci. PËRGATITJE­T- Me seancën stërvitore të ditës së djeshme në "Fushën e Vjetër" bluzinjtë e Ahmatajt kanë nisur javën përgatitor­e për ndeshjen me Kamzën. Luftëtari luan në shtëpi dhe çdo rezultat tjetër, veç fitores, do ta komprometo­nte objektivin për qëndrimin në Superiore. Të diferencua­r nga grup dje u stërvitën qendërmbro­jtësi Dhimitris Koconis dhe mbrojtësi i majtë, Xhekson Ferriera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania