Panorama Sport (Albania)

Miliona dhe festë si Islanda për Devollin

-

Derbi i djeshëm mes Maliqit dhe Devollit është ndjekur nga një numër shumë i madh tifozësh. Ja disa prej të veçantave gjatë takimit të djeshëm. -Interes i jashtëzako­nshëm në shkallët e stadiumit, afro 2000 tifozë të pranishëm, nga të cilët 500 të ardhur nga qyteti i Bilishtit. -Rreth 30 tifoze femra ndoqën nga afër derbin mes Maliqit dhe Devollit. -I pranishëm në këtë sfidë ishte dhe trajneri i Këlcyrës, Spahiu, si dhe kapiteni Kule që ndoqën nga afër rivalët. Kujtojmë se në sfidën e ardhshme, Këlcyra do të presë Devollin, ndërkohë një javë më pas do të jetë mysafire në Maliq. -"Fair play" në fundin e sfidës, futbollist­ët takojnë njëri-tjetrin, madje nuk mungojnë as batutat e shkëmbyera mes tyre. Rivalë të betuar në lojë, por miq jashtë saj. Një shembull i vërtetë. -Në momentin e golit të shënuar, trajneri Nica dhe lojtarët e pranishëm në stol kanë shpërthyer në festë, duke u futur të gjithë në fushë. -5 milionë lekë ishte premioja e vendosur nga drejtuesit e Maliqit për fitore në derbi, ndërsa futbollist­ëve të Devollit iu premtuan 2 milionë lekë për triumfin e arritur. -Para fillimit të sfidës, delegati Gjini lejon edhe gazetarët për të qenë të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar mes drejtuesve të klubit, shefit të policisë dhe zyrtarëve të ndeshjes, duke treguar transparen­cë të plotë. -Devolli feston në version "alla Islanda" me tifozët në fundin e ndeshjes. -Sulmuesi Dario Kame u ndëshkua me karton të kuq në stolin e rezervave, për shkak se hodhi një top në fushë për të vonuar lojën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania