Panorama Sport (Albania)

Java e Vllaznisë, llogari dhe tolerime për elitën

- Besar Bozgo

Ka nisur fundjavën e kaluar faza e tretë e kampionati­t. Një formulë që aplikohet prej katër sezonesh me ekipet që ndahen në dy minigrupe, ndërsa diferencat në pikë zvogëlohen. Kjo fazë ka nisur në mënyrën më të mirë për Vllazninë që fiton në transfertë­n e vështirë të Peshkopisë. Ndaj Korabit që tashmë nuk ka më asnjë objektiv, shkodranët nuk e kanë të lehtë, por në fund u gëzohen tri pikëve. Është mbrojtësi Valdo Zeqaj që shënon me kokë dhe i jep fitoren skuadrës së tij. Nga ana tjetër, vendësit, edhe pse kanë mbështetje­n e rreth 2 mijë tifozëve, nuk arrijnë të ndalin Vllazninë që është e uritur dhe kërkon që të sigurojë sa më shpejt rikthimin në Superiore. Ndjekësit më të afërt të shkodranëv­e, Besëlidhja dhe Erzeni, ndajnë nga një pikë në barazimin 1-1. Një rezultat që i shkon për shtat Vllaznisë, e cila tashmë është +8 pikë nga shijakasit e vendit të dytë. Në Lezhë janë miqtë që kalojnë të parët në avantazh, por nuk arrijnë ta administro­jnë këtë rezultat deri në fund. Në limite është Besëlidhja që arrin të barazojë me anë të Fetajt. Rivalët e Vllaznisë duket se do ta kenë shumë të vështirë për vendin e parë, pasi skuadra shkodrane ka krijuar shkëputjen me pikë. Në këtë fazë të tretë nisin gjithmonë problemet në lidhje me tolerimet e ndeshjeve. Egnatia ia bën shumë të lehtë fitoren Besës, pasi rrogozhina­sit lënë pushim një pjesë të mirë të titullarëv­e, ndërsa ndaj kavajasve mungon thuajse gjithmonë motivimi. Besa siguron një 3-pikësh të rëndësishë­m për vazhdimësi­në. Bylis kalon një prej sfidave më të vështira në këtë fazë të tretë. Ballshiotë­t ia dalin të fitojnë në një fushë të vështirë ndaj një rivali të fortë. Gjithçka ua bënë më të lehtë portieri kundërshta­r, Mikel Spaho dhe gjyqtari. Një veprim antisporti­v i gardianit lushnjar që prek lehtë sulmuesin kundërshta­r me gju vlerësohet si 11metërsh dhe karton i kuq për portierin. Bylis më pas e ka të lehtë me avantazhin që i jep Bytyçi dhe më pas dyfishon Antoni. Bylis merr një 3-pikësh shumë të rëndësishë­m dhe vazhdon të jetë +3 pikë nga Besa. Lushnjarët kanë akuzuar gjyqtarin për këtë humbje, ndërsa tifozët kanë protestuar ashpër. Megjithatë, në fushë nuk ndryshon asgjë për sa i përket rezultatit, me ballshiotë­t që largohen të lumtur nga Lushnja. Për sa i përket mbijetesës, Burreli ngjitet në vendin e parë në Grupin A të "Play-Out"-it, duke mundur Shënkollin 2-1. Matjanët e kanë nisur në mënyrën më të mirë këtë fazë të tretë. Iliria nuk fal në fushën e vet dhe gjunjëzon lehtësisht Veleçikun duke e mundur me rezultatin 3-1. Një sfidë e dominuar nga fushë-krujasit. Në Grupin B, supersfida e mbijetesës mes Apolonisë dhe Tomorit nuk nxjerr fitues. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por vetëm një barazim i bardhë. Pogradeci i jep një goditje të rëndë Elbasanit duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0. Liqenorët nuk e diskutojnë për asnjë moment këtë triumf të rëndësishë­m në transfertë. Ndërsa, verdheblut­ë mbeten në vendin e parafundit dhe rrezikojnë shumë për sa i përket rënies në Kategorinë e Dytë. Elbasanit do t'i duhet të luftojë fort për t'i shpëtuar rënies, ndërsa Pogradeci është në kushte më komode.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania