Panorama Sport (Albania)

Spaho tregon incidentet: Doja ta rrihja gjyqtarin

Reagon klubi: Arbitrim për moshat, po largojnë tifozët

- ALBAN ALUSHI

Portieri i Lushnjës, Mikel Spaho, u bë protagonis­t në sfidën e kaluar me Bylisin, pasi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjej­e në zonë. "Një aktrim i paparë. Gjyqtari dha penallti dhe karton të kuq për t'i treguar Ballshit që 'ndeshjen ta jap unë'. Për një moment humba arsyen. Hoqa fanellën dhe u mata ta rrihja. Por, pashë që është e kotë", tha Spaho në një prononcim për gazetën.

REAGIMI

Ndërkaq, klubi lushnjar ka reaguar dje me anë të një deklarate për shtyp. Sekretari Edison Koçi tha: "Është një gjyqtar që e ka rast të përsëritur me Lushnjën. Na ka mundur i vetëm në ndeshjen me Turbinën. Bëri dhe katastrofë­n me Ballshin. Lojën bajate e bëri edhe gjyqtari anësor. Një gjyqtar anësor ishte i FIFA-s, ndërsa dy të tjerët ishin për të arbitruar lagjet. Ishte një nivel shumë i ulët, as në ekipet e moshave nuk ka një gjykim të tillë. Ishte më skandaloz nga të gjitha. Neve edhe mund të na mundte Ballshi. Nuk është problemi i lojës. Ne si staf i morëm masat me policinë bashkiake dhe policinë e rendit. Ishte çdo gjë e organizuar. Në këtë mes dënohet ekipi i Lushnjës. Vjen një gjyqtar që ishte për 12-13 vjeçarët e djeg komplet ekipin e Lushnjës. Ne po bëjmë çmos të sjellim tifozët në stadium dhe si përfundim të presin gjunjët arbitrat. Një arbitrim i paparë nga të gjitha anët e vëzhgimit. Të vjen vështirë nga futbolli. Këto janë gabime të qëllimshme. Goli i dytë, penalltia dhe kartoni i kuq ishin gabime të qëllimshme të gjyqtarit anësor dhe kryesorit. Kjo i superoi të gjitha limitet. Lojtari i Ballshit që simuloi në rastin e kartonit të kuq të portierit dhe penalltisë provokoi dhe tribunën kur u zëvendësua. Ishte e kurdisur dhe e urdhëruar për të ndihmuar Ballshin", është shprehur sekretari Edison Koçi. Ndeshja midis Lushnjës dhe Bylisit pati shumë tension, ndërprerje dhe hedhje sendesh në fushën e lojës. Ndërkohë që klubi lushnjar nuk ka siguruar firmë private për sigurinë në ambientet e brendshme. Këto ambientet sigurohen nga policia bashkiake, ndërsa jashtë "Roza Haxhiut" qëndron policia e rendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania