Panorama Sport (Albania)

Apolonia mbetet në krizë, mungon sulmuesi që shënon

Fierakët kanë një luftë të vështirë për mbijetesën

- Bujar Rama

Barazimi me Tomorin të shtunën që lamë pas ka nxjerrë edhe një herë në pah problemin më të mprehtë të Apolonisë: mungesën e një sulmuesi tipik dhe paaftësinë në grup të skuadrës për të shënuar gol. Ndaj beratasve, fierakët kanë humbur më së paku 4 momente flagrante goli: dy herë me Hysenshaha­jn dhe dy raste të tjera me protagonis­të Jovanoviç dhe Buzi. Nuk është se Apolonia ka zhvilluar ndonjë ndeshje kushedi çfarë, por 4 raste të pastra për gol nuk janë pak, sikurse mosrealizi­mi i asnjë goli të vetëm me kaq raste të krijuara, është tregues tipik për ofensivën apatike të këtij ekipi. Gjithsesi, fierakët mbajnë vendin e dytë në ndarjen e mbijetesës në Grupin B të Kategorisë së Parë, duke pasur poshtë vetes plot tri skuadra: Tomorin, Elbasanin dhe Turbinën. Nuk është se Apolonia premton shumë me këtë nivel loje që po prezanton, por forma jo e mirë e Elbasanit dhe cërrikasve, si dhe diferenca në pikë me këto kundërshta­re, u jep disi garanci fierakëve, ndonëse "matematika futbollist­ike" nuk njeh logjikë (pa harruar që kjo pjesë e kampionati­t të Kategorisë së Parë sjell edhe të papritura të formave të larmishme). Këtë javë bardhejesh­ilët kanë një mundësi ideale për të fituar e për të hedhur një hap të rëndësishë­m mbijetese, pasi do të luajnë sërish në fushën e tyre, kundër Elbasanit të vendit të parafundit, ndeshje e lehtë në letër për myzeqarët, por verdheblut­ë janë ekipi që kanë fituar pastër 2-0 fazën e dytë në Fier, e vetmja humbje e Apolonisë me dy gola diferencë gjatë këtij sezoni. U fry artificial­isht situata përpara ndeshjes Apolonia-Tomori, a thua se në Fier nuk do të zhvillohej ndeshje futbolli, por "luftë për pushtim kalaje". Por, në të nuk ndodhi asgjë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania