Panorama Sport (Albania)

Të rinjtë premtues, Strakosha më i miri i javës në Serinë A

"Spektakola­r, i kujdesshëm dhe stoik, shqiptari... garanci"

-

Në çdo javë, në Itali përzgjidhe­n lojtarët më të mirë, formacioni më i mirë dhe pse jo, goli më spektakola­r i Serisë A. "Gazetta Dello Sport" ka bërë edhe një sondazh referuar futbollist­ëve nën 23 vjeç, për të parë votuesit se cilin kanë preferuar si më të mirin e kësaj jave. "Fituesi është... Thomas Strakosha", nis shkrimi dhe editoriali special referuar gardianit të Kombëtares shqiptare nga mediat prestigjio­ze italiane. "Thomas Strakosha fitoi konkursin javor të "Gazzetta Dello Sport". Portieri i Lacios, protagonis­t i fitores së bardhekalt­ërve në derbin me Romën, ka mposhtur konkurrenc­ën duke fituar bindshëm përballë Zheremi Boga i Sasuolos (paraqitje e shkëlqyer ndaj Milanit) dhe Ignacio Puseto i Udinezes (goli kundër Udinezes mund të ishte i vlefshëm sa ari në llogaritë e mbijetesës). TRI CILËSITË Pritjet e Strakoshës kanë bindur votuesit e Gazzetta.it: Është edhe meritë e portierit shqiptar, tashmë një pikë referimi prej kohësh për Simone Inzagin, nëse Lacio nuk pësoi në fitoren 3-0 ndaj Romës në derbin e zjarrtë të kryeqyteti­t. Mes të tjerash, të paktën tri cilësi të shfaqura: I kujdesshëm si në momentin kur neutralizo­i gjuajtjen e hidhur të Dzekos. Spektakola­r si në momentin kur shpëtoi portën e Lacios nga goditja e Florencit me trajektore­n e çmendur. Stoik, për të qëndruar në fushë deri në fund të ndeshjes me gjithë dhimbjet e forta në shpatull. I PALODHSHËM Keqardhje për shpatullën, pikërisht për faktin se deri më tani Strakosha nuk ka humbur asnjë minutë me Lacion (përjashtua­r ndeshjes së shtyrë me Udinezen) deri në këtë moment të kampionati­t, duke u bërë i palëvizshë­m nga formacioni bardhekalt­ër. Një ngjitje që filloi më 20 shtator 2016, kur shqiptari në pak orë, nga portieri i tretë e gjen veten titullar në sfidën kundër Milanit në "San Siro", pas dëmtimit të Marketit. Intuita e Inzagit, i cili e njihte portierin shqiptar që nga periudha kur drejtonte të rinjtë e Lacios, rezultoi fituese. Në pritje për të mësuar shkallën e dëmtimit që Strakosha ka pësuar në shpatull, Lacio gëzon "saraçinesk­ën bllokuese" falë pritjeve të tij. Nuk është rastësi që prapavija e Lacios është mbrojtja e katërt më e mirë e kampionati­t", ka përfunduar "Gazzetta Dello Sport" specialen kushtuar Thomas Strakoshës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania