Panorama Sport (Albania)

Zëvendësim­i i Ronaldos, Modriç thumb Benzemasë

"Ajaksi nuk ka gjë për të humbur, CR7 shënonte 50 gola"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në prag të ndeshjes me Ajaksin, Luka Modriç ka kritikuar hapur lojtarët e sulmit të Realit. Fituesi i "Topit të Artë" thotë se ata nuk e zëvendësua­n dot Kristiano Ronaldon dhe të gjithë duhet të bënin më shumë.

Ajaksi- "Për ne, ndeshjet e Champions-it janë shumë të rëndësishm­e. Luajmë ndaj një ekipi të mirë, të ri dhe ambicioz. Kjo sfidë është si një finale për sezonin. Duam çerekfinal­et, edhe pse e dimë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Jemi të përgatitur dhe do të bëjmë një ndeshje të madhe. Të kalojmë në raundin tjetër është shumë e rëndësishm­e".

Momenti- "Kur humbet dy ndeshje ndaj rivalit tënd më të madh sigurisht që nuk ndihesh mirë. Jemi të zhgënjyer. Për fatin tonë të mirë kemi një ndeshje tjetër dhe nuk ka kohë për të mbajtur mendjen tek ato që ikën".

Ndeshja- "Ajaksi nuk do të ndryshojë shumë. Ata luajnë njësoj si në fushën e tyre, ashtu edhe jashtë. Parashikoj një takim pak a shumë si ai i kaluari. Nuk kanë asgjë për të humbur dhe për ne është e rrezikshme. Duhet të jemi të duruar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin".

Rendimenti- "Unë nuk e nisa mirë sezonin dhe më kushtoi shumë Botërori. Nuk e kapa dot ritmin, por tani jam në një nivel të mirë. Kam punuar për ta ndihmuar skuadrën".

Ronaldo- "Është një lojtar që do t'u mungonte të gjitha skuadrave. Të gjesh një zëvendësue­s për Ronaldon është e pamundur. Ajo që ka bërë për këtë ekip është e paimagjinu­eshme. Sigurisht që na mungon Kristiano Ronaldo. Ajo që tentoi klubi është që lojtarët e tjerë të përmbushin detyrën që kishte ai dhe golat të shpërndahe­shin te sulmuesit e tjerë. Por, kjo nuk është e lehtë. Ronaldo shënoi 50 gola dhe lojtarët që kemi në skuadër duhet të bënin një sforco dhe një hap më shumë në këtë aspekt. Jo të shënojnë 50 gola, por dy-tre lojtarë të shënojnë nga 15-20 gola. Këtë gjë nuk e kemi bërë mirë dhe ky është problemi më i madh që kemi pasur këtë vit. Në ndeshjen e Kupës kundër Barcelonës krijuam shumë raste, por nuk i shënuan. Kristiano nuk është më, por ne nuk duhet të themi që na mungon Ronaldo. Në skuadër kemi lojtarë si Bejl, Asensio, Karim, Mariano dhe Vinicius që mund të shënojnë.

Murinjo- "Ne nuk merremi me lajmet që shkruhen për trajnerët. E dimë që për Realin shkruajnë të gjithë. Madje që prej vitit 2015 ka një moment kur na quajnë të vdekur dhe pastaj ne jemi rikthyer. E dini mirë çfarë ndodhi pas vitit 2015, kur ne fituam gjithçka".

 ??  ?? Çast nga ndeshja e parë, Ajaks-Real Madrid 1-2
Çast nga ndeshja e parë, Ajaks-Real Madrid 1-2
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania