Panorama Sport (Albania)

Solari: Reali është si Xhulia Roberts, ka shumë kandidatë

Trajneri "driblon" Murinjon dhe kërkon fitore

-

Santiago Solari kërkoi që ta mbante vëmendjen dhe përqendrim­in e konferencë­s për shtyp te ndeshja ndaj Ajaksit, por ishte e pamundur. Gazetarët u interesuan për deklaratën e Modriçit, një rikthim të mundshëm të Murinjos dhe te temat e tjera që prekin kampin madrilen. "Duam të fitojmë dhe të kalojmë në raundin tjetër. Ekipi im ka karakter dhe do të luajmë një ndeshje Championsi. E dimë mirë se çfarë do të thotë ky kompeticio­n për historinë e klubit. Modriç? Nuk e di se çfarë ka thënë Luka. Por, historia me Ronaldon vazhdon të jetë e njëjta. Ai ka dhënë kontribut për këtë skuadër dhe e respektojm­ë. Ne po punojmë për të ardhmen. Nuk dua të flas për emra siç ka bërë Modriç, sepse kjo skuadër i ka të gjitha shanset për të bërë mirë", tha fillimisht trajneri argjentina­s. I pyetur për një rikthim të mundshëm të Zhoze Murinjos, ai ktheu një përgjigje që shkaktoi të qeshura në konferencë. "Reali ka më shumë kandidatë sesa Xhulia Roberts. Më duket diçka normale. Kë do të zgjidhte Xhulia Roberts? Nuk e di nëse do të zgjidhte Murinjon apo mua. Duhet ta pyesni atë. Ramos? Më vjen keq që nuk do të jetë me ne për ndeshjen. Por, kemi lojtarë të tjerë me eksperienc­ë që mund ta zëvendësoj­në", tha Solari. Trajneri madrilen foli edhe për kalendarin e ngjeshur gjatë këtij momenti të sezonit. "Kalendari është ai që është. Ka shumë ndeshje, të cilat janë të rëndësishm­e. Por, kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu. Kjo skuadër është mësuar. Ne nuk mund t'i ndryshojmë këto gjëra dhe nuk mund t'i planifikoj­më. I bëjnë të tjerët. Bejl? Jemi të gjithë gati për të luajtur me përjashtim të Markos Jorentes. Nuk shoh ndonjë problem që Vinicius ka luajtur kaq shumë ndeshje në këtë sezon. Ky është thjesht një lajm i mirë për ekipin e Realit, që një lojtar i ri aktivizohe­t dhe ka bërë mirë", tha tekniku argjentina­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania