Panorama Sport (Albania)

Bufon: Refuzova Junajtid dhe Sitin

"Isha shumë i ri kur më kërkonte Fergi, do bëhesha goditja e parë e 'qytetarëve'"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Xhanluixhi Bufonin e kanë kërkuar të dyja klubet e Mançesteri­t, por portieri italian thotë se i ka refuzuar si Junajtid ashtu edhe Sitin. Pas karrierës së lavdishme 17-vjeçare me Juventusin, 41-vjeçari iu bashkua PSGsë verën e shkuar dhe duelin e ardhshëm të kampionëve të Francës në Champions do ta ketë nesër pikërisht përballë Mançester Junajtid në "Parc des Princes", ndeshja e kthimit e 1/8ave të Ligës së Kampioneve. Në një intervistë për "BT Sport", i vendosur përballë ikonës së "djajve të kuq", Rio Ferdinand, Bufon thotë se ai mund të ishte transferua­r në "Old Trafford" në fillim të karrierës së tij ose te Mançester Siti në kulmin e karrierës së tij. "Kur isha një djalosh dhe luaja për Parmën, Sër Aleks Ferguson më monitoront­e nga afër për dy-tri vite dhe dërgonte gjithnjë skautët për të më parë. Në atë kohë Parma ishte bota ime dhe nuk e mendoja të largohesha. Më vonë pata një ofertë shumë të madhe nga Mançester Siti, kur ata nisën të ndërtojnë skuadrën dhe të bëheshin një nga ekipet më të mira të Europës. Ata donin që unë të isha blerja e tyre e parë, por unë qëndrova te Juventusi". Një karrierë e kaluar e gjitha në Itali dhe e lavdishme, por që një mungesë ia la: trofeun e Ligës së Kampioneve, të cilin po e kërkon ende në këtë moshë. Dhe nesër ai do të jetë në portën e Parisit për të mbrojtur avantazhin 2-0 të siguruar në "Old Trafford", që do t'i dërgonte francezët në çerekfinal­e. Është pikërisht përvoja e tij që Kilië Mbape cilësoi pak ditë më parë se po e ndihmon të gjithë ambientin e klubit. "Bufon është një vlerë e shtuar në fushë dhe jashtë saj. Ndoshta nuk e kuptojmë fatin e të pasurit të një legjende të tillë në kampionati­n tonë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të luaja me të apo kundër tij. Të ndajmë dhomën e zhveshjes së bashku është një përvojë e paharruesh­me dhe duhet të përfitosh, sepse nuk mendoj se do të luajë deri 60 vjeç. Shpresoj të vazhdojë kështu", tha sulmuesi i PSG-së, i cili është plot 20 vjet më i ri se Xhanluixhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania