Panorama Sport (Albania)

Tuhel: Mbape nuk është Mesi, është në gjurmët e Ronaldos

-

Me Nejmarin e dëmtuar, PSG ia ka besuar forcën sulmuese Kilië Mbapesë, personalit­eti i fortë i të cilit vlerësohet nga trajneri i tij Tomas Tuhel. Duke folur në të njëjtën intervistë për "BT Sport" përballë Rio Ferdinandi­t, trajneri gjerman pyetjes se si është të stërvitësh Kilië Mbapenë, iu përgjigj kështu: "Ai djalë është i uritur dhe është një personalit­et i madh që në moshën 20-vjeçare, me të vërtetë i madh. Kështu që nuk është gjithnjë e lehtë, sepse karaktere të tilla janë sfiduese për mua si trajner. Në të njëjtën kohë ai është me të vërtetë një djalë shumë i mirë. Është e rëndësishm­e që ai ka këtë personalit­et për të më sfiduar mua dhe këdo përreth tij, sepse ai ka urinë për t'u bërë me të vërtetë një futbollist special në histori. Për mua, ai është një sulmues. Ai nuk është Lionel Mesi, por është një sulmues. Ai mund të bëhet sulmuesi më i mirë në botë dhe është në rrugë të mbarë për ta arritur. Ronaldo (fenomeni) është një shembull i mirë. Nuk e kisha menduar kurrë një krahasim të tillë, por është një krahasim i goditur. Do isha dakord", tha Tuhel për 21-vjeçarin, i cili ka shënuar 29 gola për Parisin këtë sezon në të gjitha kompeticio­net. Në mungesë të Nejmarit dhe Kavanit, ai ndihmoi PSG-në të arrinte një fitore të çmuar 2-0 në "Teatrin e Ëndrrave" në sfidën e vajtjes së 1/8-ave të Champions-it. Mbape ka bërë që në këtë moshë një karrierë fantastike, duke fituar gjithçka mund të fitohet në kampionati­n francez dhe ngritur edhe Kupën e Botës me Francën verën e shkuar në Rusi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania