Panorama Sport (Albania)

Guardiola, presion Liverpulit: Asnjë peng po e humbëm titullin

"Kemi luajtur 10 ndeshje më shumë se ekipi i Klop"

-

Pep Guardiola këmbëngul se lojtarët e Mançester Sitit nuk do të kenë asnjë peng nëse do të jetë Liverpuli kampionia e Premier Ligës këtë sezon. Trajneri spanjoll beson se "qytetarët" e tij po prodhojnë futboll shumë më të mirë nga ai i thyerjes së rekordeve të sezonit të shkuar. Kampionët e tij janë lehtësisht favoritë për të mbrojtur titullin pas fitores së fundit ndaj Bornmëthit dhe barazimit të Liverpulit në derbin me Evertonin. Ata u ngjitën në krye, +1 nga djemtë e Klopit, për herë të parë prej dhjetorit të vitit të shkuar. Premier Liga ka nisur numërimin mbrapsht dhe tani luan 9 javët e fundit. "Në mënyrën sesi luajmë, luajmë shumë po shumë më mirë sesa sezoni i shkuar", tha Guardiola. "Të gjithë e dinë me saktësi se çfarë duhet të bëjmë. Të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin. Dhe kur ndodh kjo, ne mund të luftojmë dhe nëse humbasim, humbasim, por nuk mbetet asnjë peng. Unë e di që në shoqërinë tonë, vetëm i pari vlerësohet ndërsa i dyti është një humbës absolut. Por është e pamundur që unë ta ndiej këtë me lojtarët e mi, është e pamundur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është e pamundur që të mendoj se ata nuk janë luftëtarë të mirë, lojtarë të mirë, sportistë të mirë, duke parë gjithçka kemi parë këtë sezon". Siti theu një numër rekordesh gjatë sezonit 201718, kur u shpallën kampionë, përfshirë ato të arritjes së 100 pikëve dhe shënimit të 106 golave. Por pavarësish­t se këtë vit skuadra e tij nuk ka dominuar si një vit më parë, ata rikuperuan 7 pikët që i ndanin me Liverpulin gjatë javëve të fundit dhe sot janë të parët. "Sigurisht që duam ta fitojmë Premier Ligën. E ndiej që lojtarët ma tregojnë çdo ditë se duan ta fitojnë. Por kemi luajtur 9 apo 10 ndeshje më shumë sesa Liverpuli. Kemi shumë minuta në këmbë. Por pavarësish­t, ne jemi në çdo garë. Do preferoja që të isha në pozicionin e sezonit të shkuar, por ne mund të ishim 10 pikë pas Liverpulit kur ata erdhën në 'Etihad' në janar, apo 7 pas humbjes tonë me Njukasëlli­n. Gjithçka mund të bëjmë është të jemi atje. Le ta ndiejnë se jemi aty".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania