Panorama Sport (Albania)

Kasano “shkatërron” Vandën në TV: Problemet ia ke krijuar ti Ikardit

Ish-sulmuesi, kundër bashkëshor­tes-menaxhere të argjentina­sit

-

Vanda Nara kundër... të gjithëve. Bashkëshor­tja dhe menaxherja e Mauro Ikardit pasi u rikthye të shtunën nga Dubai, mbrëmjen e së dielës ka qenë sërish prezente në sallonin e studios "Tiki Taka" ku është përballur me shqetësime­t e disa prej miqve lidhur me menaxhimin e sulmuesit zikaltër. Pasi Interi i hoqi argjentina­sit shiritin e kapitenit, Mauro papritur ndjeu një shqetësim në gju: prej thuajse një muaji nuk është stërvitur me shokët e skuadrës dhe ka qëndruar jashtë ekipit të Luçiano Spaletit. Pas dy javësh postimesh në rrjetet sociale, daljesh televizive dhe shkëmbime batutash me trajnerin, ende nuk dihet momenti kur futbollist­i do rikthehet në gatishmëri të skuadrës. "PO BËN TRAJNERIN" - Antonio Kasano, marrëzitë e të cilit gjatë karrierës nuk kanë munguar, e njeh mirë ambientin dhe Spaletin, i ka akorduar gjithë fajin Vandës: "Për mua ka bërë një katastrofë duke i krijuar vështirësi Mauros", ishte deklarata indirekte, përpara se t'i Antonio Kasano, 36 vjeç drejtohej vetë modeles: "Bën trajnerin në televizion duke i thënë Spaletit se duhet të aktivizojë Lautaron, në rrjetet sociale flet shumë. Ikardit i hoqën shiritin dhe një arsye do ketë: tek Interi, duke iu referuar Zhangut, Auzilios, Marotës dhe Spaletit, nuk janë të çmendur". SHEMBULLI - Zyrtarisht argjentina­si është i ndalur në "bokse" për një problem në gju, që duket se ende nuk ka kaluar. Situatë rreth së cilës ish-sulmuesi, veç të tjerave, i Romës, Milanit dhe Interit, pati diçka për të shtuar: "Farsat, unë i bëja kur isha 20 vjeç. Më parë dhimbja në gju nuk ishte kaq e rëndë dhe luante, tani pa shiritin shqetësimi është rikthyer: Vanda Nara, 32 vjeç ju lutem! Kur isha zv.kapiten te Roma, Spaleti më tha se shiriti nuk do më ishte rikthyer: nuk isha një shembull. Të them të vërtetën, kishte të drejtë. Nëse ka vepruar kështu me Ikardin, një arsye do ketë. Nëse nuk rikthehet të luajë në verë, duhet të largohet. Çështja po vazhdon të fryhet vetëm prej deklaratav­e të Vandës". Ka hapësirë edhe për një këshillë mbi merkaton interiste: "Rakitiç? Është një futbollist i nivelit ndërkombët­ar: do e merrja menjëherë, është një kampion. Megjithatë, e shoh të vështirë transferim­in e tij në Milano. Personalis­ht, nëse mund të them fjalën time, më pëlqen më shumë Modriç". NAPOLI-JUVE - Pas debatit, Kasano është ndalur edhe te Napoli-Juventus dhe mbi momentin që po kalojnë bardhezinj­të: "Faulli i Meret ndaj Ronaldos? Për mua nuk ishte karton i kuq. Alegri është një trajner që të krijon qetësi: inteligjen­t, punon mbi psikologji­në". Dhe në fund ka analizuar sfidën e kthimit në 1/8at e Ligës së Kampionëve të Juves kundër Atletikos së Madridit: "Spanjollët janë 'kockë e fortë', por nëse 'Zonja' arrin të shënojë menjëherë ndeshja mund të marrë një tjetër rrjedhë: "Duhet të kërkojnë golin prej fillimit, përndryshe do e kenë të vështirë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania