Panorama Sport (Albania)

Ikardi dhe Perisiç bëjnë paqe

Rikthimi, Mauro i ka komunikuar Interit se ndien dhimbje. Mungon në Frankfurt

- Përgatiti: LEDIO NASE

Për të mos larguar vë mendjen e skuadrës për angazhimet e rëndësishm­e të këtyre javëve dhe për t'i rikthyer pak qetësi ambientit, Stiven Zhang, presidenti i Interit, ka lënë aktualisht pezull mbledhjen mes tij, drejtuesve dhe Mauro Ikardit. Është menduar se për sfidat me Ajntrahtin në 1/8at e Ligës së Europës kundër Ajntrahtit më 7 dhe 14 mars, plus ajo kundër Spalit në kampionat më 10 mars, ku do tentohet rimëkëmbja nga dy hapat falsë kundër Fiorentinë­s dhe Kaljarit, do nevojitet një grup i kthjellët në një moment delikat të sezonit zikaltër.

QARTËSIM - Ka pasur një tjetër ballafaqim të shumëpritu­r, veçanërish­t nga tifozët zikaltër. Por, edhe nga trajneri Luçiano Spaleti: ai mes Mauro Ikardit dhe Ivan Perisiçit. Gjithmonë bazuar te lajmet nga Italia, sulmuesi kroat dhe ish-kapiteni kanë qartësuar me sukses zërat e periudhës së fundit të lidhur edhe me momentin delikat të argjentina­sit në skuadër. Konflikt që lindi fillimisht mes një zënke mes lojtarëve në Ferrara kundër Spalit sezonin e kaluar, e më pas ka vijuar këtë edicion me deklaratat e bashkëshor­tes-menaxhere të Mauros në televizion, të cilat Ivani nuk i ka pritur mirë: "Thuaji gruas tënde të mos flasë më për mua". Asnjë problem, pra, mes dy prej lojtarëve kryesorë të Spaletit: është rikthyer paqja. Nëse bomberi do pranonte takimin me grupin për të kërkuar ndjesë, shoku i repartit dhe i shumë "betejave" do ishte më se i lumtur ta përqafonte.

GJURI - Ikardi i ka thënë "jo" transfertë­s në Frankfurt: ndien ende dhimbje në gju dhe i ka komunikuar klubit se nuk do rikthehet për momentin të jetë pjesë e skuadrës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania