Panorama Sport (Albania)

Arsye për të fjetur ose jo, ndaj Atletikos duhen këmbë, kokë e gola

-

Nga 12 marsi na ndan një javë, por ajo datë është në kokën e Juventusit që pas ndeshjes së parë në Madrid ndaj Atletikos. Sfida e kthimit është një rast për të mos humbur trenin "Champions" dhe bardhezinj­të e dinë mirë se do të duhet një paraqitje diametrali­sht e kundërta krahasuar me atë që dhuruan në "Wanda Metropolit­ano". Në analizën e saj "Gazzetta dello Sport", ka shpjeguar tri arsyet dhe tri problemet që Masimilian­o Alegri duhet të zgjidhë brenda një jave.

PRO 1/: VUAJTJE - Nëse ky Juventus është shndërruar në një mjeshtër në të vështirësu­arin e gjërave pa arsye, ndaj Napolit kuptoi se di të vuajë. Në "San Paolo", dhjetë kundër dhjetë, bardhezinj­të u drodhën, por nuk u shembën. Ky është një zakon, të cilin ekipi i Alegrit duhet ta "transferoj­ë" në fushën e tij kundër Atletikos, ku vuajtja do të jetë e garantuar, por në mesin e saj "Zonja" duhet të gjejë qetësinë për të goditur.

PRO 2/: GOLA MESFUSHE - Muaj të tërë duke thënë se mesfusha e Juventusit është reparti më i dobët dhe se nevojiten përforcime. Në fakt, mes dëmtimesh e gabimesh, mesfushorë­t e Alegrit nuk kanë dhënë kurrë garanci të mëdha besueshmër­ie. Ajo që shqetëson është gjithashtu kontributi i pakët në aspektin e golave. Transferta në Napoli dhuroi një tjetër sinjal pozitiv në këtë sens, ku golat erdhën pikërisht nga mesfushorë­t Pjaniç dhe Emre Xhan.

PRO 3/: GODITJE E DËNIMIT - Merita këtu i takon Zielinskit. Nëse polaku do të kërcente, mbase Pjaniç nuk do të kishte thyer tabunë që "shikonte" Juven ende pa gola nga goditjet e dënimit në edicionin 2018-19. Në një skuadër ku organika ofron "snajperist­ë" kalibri si Dibala e Ronaldo, dukej e çuditshme që të mungonte goli nga goditjet standarde. Deri më sot "problemi" ishte bërë kokëfortës­ia e Ronaldos për të përvetësua­r rastet, por sidoqoftë ndaj Atletikos, "Zonja" paraqitet me një shigjetë më shumë në harkun e saj.

KUNDËR 1/: KOKA NË MADRID - Alegri i quan "mbeturina". Toksinat e "Wanda Metropolit­ano"-s qarkullojn­ë ende në Kontinasa dhe shoku i pësuar në Madrid kushtëzon ende mendjet dhe këmbët bardhezi. Kjo dallohet në paraqitjet e prodhuara ndaj Bolonjës dhe Napolit, të cilat pavarësish­t rezultatev­e nuk ishin maksimumi në nivel estetik. Gjashtë pikët shërbejnë për kampionati­n, por në Europë ky ves mund të shndërrohe­t në penalizues.

KUNDËR 2/: GJENDJE ATLETIKE - Alegri thotë se ndaj Atletikos nuk luhen kurrë ndeshje "intensive" dhe sfidat ndaj tyre fitohen duke luftuar poshtë e lart nëpër fushë. Shumë e vërtetë, por për të shembur murin e "Los Colchonero­s" intensitet­i është një cilësi që duhet shfaqur me shumicë dhe në nivele maksimale. Juvja është shumë "italiane" dhe ritmi i mungon më shpesh sesa duhet. Nëse në atdhe mjafton pak gaz për të parakaluar kundërshta­rët, ndaj Çolo Simeones gazi duhet shtypur në fund dhe për 90 minuta. Nëse nuk e shtypin dot në maksimum, atëherë duhet ta bëjnë për më shumë kohë se rivalët.

KUNDËR 3/: RASTE - Një në goditje dënimi dhe një me kokë. Golat ndaj Napolit nuk erdhën si pasojë e manovrës së rivalëve. Juventusi aktual po vuan të dërgojë topin në zonat e Ronaldos. I lënë në vetmi, "alieni" bardhezi kalon shumë kohë me duart lart duke kërkuar një pasim të saktë. Askush te Juvja nuk e shërbeu si duhet, ndaj portugezi vuajti edhe në Madrid. Në këto kushte Alegri ka vetëm një mbrëmje, një të vetme dhe magjike për të ofruar gjithçka ka munguar deri më sot, praktikish­t krijim, gola dhe shkëlqim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania