Panorama Sport (Albania)

Benatia: Alegri s'mbajti fjalën, me Atletikon nuk ka mbaruar

-

Medhi Benatia ka vendosur të ndryshojë ambient. U largua nga Italia me destinacio­n Katarin tek Al-Duhail. Vetëm pesë ndeshje të zhvilluara nga fillimi i sezonit deri në janar, sepse me rikthimin e Bonuçit u kthye në rezervë. "Në dhjetor isha me pushime në Dubai. Bisedova me bashkëshor­ten time, me fëmijët, që më kërkonin gjithmonë: 'Përse nuk luan?' Nuk isha më i lumtur, u largova nga një skuadër miqsh, me të cilët jam ende shumë i lidhur. Do kisha dashur, megjithatë, të jepja kontributi­n tim në fushë". NUK SHOH PRAPA - Mbrojtësi maroken është rrëfyer për mediat italiane, ku ka diskutuar edhe raportin e tij me Masimilian­o Alegrin: "Kur klubi riktheu Bonuçin shkova te trajneri, i cili më siguroi: 'kam nevojë për ty, do kesh kohë për të luajtur. Je pjesë e qendërmbro­jtësve më të fortë në botë'. Më pas situata ndryshoi, por nuk ekziston asnjë problem mes nesh: i uroj më të mirat, nuk ka kthim prapa. Sfidën e fundit e luajta kundër Milanit në 'San Siro': e ndërlikuar, sepse duhet të markoja Higuainin. Kujtoj, megjithatë, se u paraqita mirë, por ndeshjen pasardhëse nuk isha pjesë e formacioni­t". CHAMPIONS-I - Benatia, pra, ka kaluar sidoqoftë momente pozitive me Alegrin: "Ka arritur dy finale Champions-i, do të thotë se është një trajner i zoti, që kupton nga futbolli. I duhuri për të fituar Ligën e Kampionëve? Shpresoj që po, por nuk më lejohet të jap gjykime". Raport solid edhe me Ronaldon, me të cilin ndau dhomat e zhveshjes për gjashtë muaj: "Kur e shihje në stërvitje, kuptoje se ishte një kampion në çdo pikëpamje. Punon më shumë se çdo lojtar tjetër: një 'makinë lufte'. Edhe në nivel personal është shumë inteligjen­t: human, me shumë dëshirë për të fituar dhe për të qenë më i miri në botë". Përpara largimit, Benatia premtoi se në rast se Juventusi do arrinte finalen e Champions-it, do ishte i pari që do blinte biletën, edhe pse me Atletikon do jetë e vështirë: "Si tifoz prisja që Juvja të bënte ndeshjen, por asgjë nuk ka përfunduar: 'Zonja' ka cilësinë e duhur për të fituar dhe për të shkuar deri në fund".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania