Panorama Sport (Albania)

Kukësi, alarm dëmtimesh para Skënderbeu­t

Kapiteni në dyshim, Rrumbullak­u dhe Cuculi mungesa të sigurta

- S. Sulozeqi

Kukësi mori një fitore bindëse ndaj Luftëtarit, tri pikë me mjaft vlerë në garën për titull. Verilindor­ët arritën suksesin e dytë radhazi në "Elbasan Arena", e kjo gjë ka kënaqur presidenti­n Gjici, por dhe vetë trajnerin Cungu. Fitorja e dytë në dy takime ka sjellë humorin dhe entuziazmi­n në ekip, por gjithashtu ajo i ka kushtuar shumë Kukësit. Trajneri Cungu është mjaft i shqetësuar për lojtarët, pasi aktualisht ka gjysmën e skuadrës të dëmtuar. Shkalla dhe numrat e dëmtimeve janë si gjendje "lufte". Trajneri Cungu dhe drejtuesit kanë mbetur të tronditur kur kanë marrë vesh se veç Cuculit e Rrumbullak­ut i dëmtuar ka mbetur dhe kapiteni Ylli Shameti.

MBROJTJA

Shameti - Kapiteni ka pësuar një kontraktim muskulor dhe i është dashur mos të dalë në stërvitje. Lideri i ekipit ka bërë analizat përkatëse e pret përgjigjen e mjekëve, plus reagimin e kofshës, e pastaj do të vendoset se çfarë do bëhet. Kapiteni ka terapi intensive. Shameti nuk është hera e parë që ka sakrifikua­r duke luajtur i dëmtuar, por ai njihet për shpirtin luftarak dhe të sakrificës. Nëse ai do të luajë apo jo do varet nga ecuria, paçka dëshirës së madhe.

Cuculi - I dyti është qendërmbro­jtësi Cuculi, i cili mbeti i dëmtuar në minutat e para të takimit të së shtunës. Cuculi ndjeu dhimbje të fortë në pulpë, e cila sipas të dhënave nga mjekët është tërheqje muskulore, e zëvendëska­pitenit do i duhen 3 javë që të rikuperohe­t. Gazeta zbulon se lojtari ka bërë ekografi të dyfishtë, pasi te e para nuk është lexuar siç duhej, ndaj i është rikthyer një të dyte. Zëvendëska­piteni ka mbetur shumë i zhgënjyer dhe i mërzitur nga dëmtimi, por kanë qenë shokët e ekipit dhe drejtuesit që i kanë qëndruar pranë.

Rrumbullak­u - Linja e mbrojtjes ka rënë e gjitha, pasi përveç dy qendërmbro­jtësve i dëmtuar ka dalë dhe Rrumbullak­u. Mbrojtësi i majtë është jo më pak i rëndësishë­m se dy të parët. Por, dhe ai ka ndierë një ngacmim në gjurin e majtë, ndaj ka kërkuar ndërrim. Fill mbas ndeshjes, Rrumbullak­u ka udhëtuar drejt Janinës, ku është vizituar te një mjek grek që ndiqet prej shumë vitesh, qëkur ka qenë pjesë e Pas Janinës. 2-3 javë do të jetë koha e qëndrimit jashtë fushave dhe për 27vjeçarin e lindur në Gjirokastë­r, të cilit do i duhet terapi intensive dhe një program individual stërvitjej­e.

Rroca, Shkurtaj & CO

Përveç të dëmtuarve të ndeshjes së fundit, infermieri­a është plot. Rroca vazhdon rikuperimi­n. Fantazisti i Kukësit u dëmtua në aduktor ndaj Kamzës. Mjekët e skuadrës kanë shumë shpresë se lojtari do të jetë gati ndaj Skënderbeu­t, por gjithçka mbetet për t'u parë. Përveç Rrocës, është sulmuesi Shkurtaj që dhe pse ka luajtur, ka qenë me një gisht të thyer. Shkurtaj po stërvitet me një maskë mbrojtëse në dorë, por me mjaft kujdes. Ndërsa Melo vazhdon stërvitjen i diferencua­r. Braziliani­t do i duhen dhe rreth dy javë për t'u rikuperuar plotësisht. Duke parë gjithë këto mungesa të papritura, rikthimi i Melos mund të jetë me një javë më shpejt. Mesfushori u dëmtua në ndeshjen Laçi-Kukësi muajin që shkoi mbas një përplasjej­e të fortë me Taulant Sefgjinin. Sikur mos të mjaftonin gjithë këto mungesa, probleme ka pasur dhe për Arturo Rexhinaldo­n. Sulmuesi është përplasur dhe ka shembur pjesën e ballit një ditë para ndeshjes me Luftëtarin. Përplasja ka ndodhur pa dashje midis tij dhe mbrojtësit të majtë, Faton Xhemaili.

 ??  ?? Rexhinaldo i fashuar në kokë
Rexhinaldo i fashuar në kokë
 ??  ?? Shkurtaj në stërvitje me dorezë speciale në dorë
Shkurtaj në stërvitje me dorezë speciale në dorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania