Panorama Sport (Albania)

FSHF, mëkatet nuk lahen me kërcënime

- Nga JETMIR HALILAJ

D huna në Kamzë nuk kishte asgjë ndryshe nga herët e tjera. Propaganda e FSHF-së për t'ia kaluar gjithë fajin policisë jo vetëm që është e tepruar, por edhe hipokrite. Sepse ngjarja në Kamzë nuk kishte asnjë ndryshim me ato që kanë ndodhur në kampionat sistematik­isht vitet e fundit. Me të njëjtin skenar, madje me po të njëjtin klub në mes: Laçin.

Laçi-Kastrioti 1-1, 4 dhjetor 2011. Mbyllet ndeshja në barazim, Pashk Laska hyri në fushë dhe rrahu barbarisht Lorenc Jeminin së bashku me një grup njerëzish rreth tij. Përfundimi? Laçi nuk ra nga kategoria...

"Përpara se të ankohet, të mos licencojë stadiume pa asnjë kriter si ai i FushëKrujë­s dhe pasi rrihen lojtarët e Skënderbeu­t federata bërtet me të madhe se fajin e ka policia. Përpara se të kërcënojë me bojkot, duhet ta vlerësojë njësoj kokën e Lorenc Jeminit me kokën e Besnik Çelës dhe atë të Hamitit. Pasi t'i ketë bërë këto, federata ka të drejtën dhe moralin të bërtasë me të madhe se policia po i bën puç dhe po përdoret politikish­t".

Dhuna në Ka mzë nuk kish te asgjë ndryshe nga herët e tjera. Propaganda e FSHF-së për t'ia kaluar gjithë fajin policisë jo vetëm që është e tepruar, por edhe hipokrite. Sepse ngjarja në Kamzë nuk kishte asnjë ndryshim me ato që kanë ndodhur në kampionat sistematik­isht vitet e fundit. Me të njëjtin skenar, madje me po të njëjtin klub në mes: Laçin.

Laçi-Kastrioti 1-1, 4 dhjetor 2011. Mbyllet ndeshja në barazim, Pashk Laska hyri në fushë dhe rrahu barbarisht Lorenc Jeminin së bashku me një grup njerëzish rreth tij. Përfundimi? Laçi nuk ra nga kategoria, presidenti i tyre jo vetëm që u rikthye në stadium, por sot është edhe një nga njerëzit më të afërt të Dukës.

Bylis-Laçi 0-0 më 15 mars 2014. Besnik Kapllanaj, presidenti i Bylisit goditi delegatin e ndeshjes, Besnik Çelën. Bylisin e zbritën nga kategoria, Kapllanaj u dënua fillimisht përjetë, por në zgjedhjet e fundit ishte një nga ata që i dha votën Dukës.

Kamza-Laçi 1-1, 3 mars

2019. Naim Qarri zbriti në fushë së bashku me zyrtarë të tjerë të klubit dhe një grup tifozësh të komanduar rrahu arbitrin Hamiti barbarisht. Menjëherë pas ngjarjes FSHF nisi të bëjë viktimën se fajin e ka policia. Po a nuk kishte polici në vitet e mëparshme dhe ndodhi fiks e njëjta gjë? A i bëri detyrat si duhet atëherë federata? A i inkurajoi dhe a i nxiti zyrtarët e saj t'i shkonin deri në fund denoncimev­e me qëllim që agresorët, VIP-a ose jo, të merrnin edhe dënim penal përveçse atij sportiv?

FSHF jo vetëm që nuk e bëri këtë, por i riktheu sërish agresorët nëpër tribuna dhe dha mesazhin e qartë se çfarëdo që të bësh, herët apo vonë do të të falin. Ndaj është e kotë Duka dhe vartësit e tij të kërkojnë përgjegjës­itë te të tjerët, kur vetë FSHF nuk arrin që të japë shembullin e duhur. Pa dyshim, policia ka mëkatet e saj. Të heqësh forcat e rendit nga stadiumet në vendin më të varfër të Europës, nuk është aventurë, është marrëzi. Por, kjo nuk do të thotë që për të gjitha paudhësitë që ndodhin në stadiume, federata të lajë duart duke iu përveshur policisë apo ndonjë institucio­ni tjetër. Nëse federata do të kishte qenë kaq e shqetësuar për sigurinë në stadiume gjatë këtij sezoni, të paktën një herë të vetme deri tani do ta kishte ndërprerë një ndeshje ose nuk do të kishte filluar një tjetër. As këtë nuk e ka bërë...

Prandaj, përpara se të ankohet, të mos licencojë stadiume pa asnjë kriter si ai i Fushë-Krujës dhe pasi rrihen lojtarët e Skënderbeu­t federata bërtet me të madhe se fajin e ka policia.

Përpara se të kërcënojë me bojkot, duhet ta vlerësojë njësoj kokën e Jeminit me kokën e Besnik Çelës dhe atë të Hamitit.

Pasi t'i ketë bërë këto, federata ka të drejtën dhe moralin të bërtasë me të madhe se policia po i bën puç dhe po përdoret politikish­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania