Panorama Sport (Albania)

Shulku: Pezullojmë kampionati­n nëse policia nuk reagon

"Në Kamza-Laçi forcat e rendit u futën si për qejf"

- JORGIS MEMO

Institucio­ni i futbollit shqiptar paralajmër­on pezullimin e të gjitha aktivitete­ve nëse Policia e Shtetit nuk reagon. Pas dhunimit të arbitrit Eldorian Hamiti pas ndeshjes Kamza-Laçi, dje në ambientet e FSHF-së ka dalë në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithsh­ëm, Ilir Shulku, si dhe kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati. "Jemi mbledhur në këtë konferencë për të dënuar së pari dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të ndeshjes Kamza-Laçi, Eldorian Hamiti. Kërkojmë nga Policia e Shtetit ndërhyrjen duke ruajtur rendin dhe sigurinë publike në stadiume. Në të njëjtën kohë kërkojmë nga klubet të marrin masa sa më të mira organizati­ve, pasi kjo ndikon në mbarëvajtj­en e ndeshjeve. Kërkojmë nga komisionet juridike të jenë sa më të ashpra në dënimet disiplinor­e. Nga organet e drejtësisë kërkojmë me forcë të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar për shkelësit dhe bashkëpunë­torët e tyre. Duke qenë se këto kërkesa ne i kemi konsumuar javë pas jave dhe gjendemi në një situatë kritike, shikojmë me shqetësim pjesën e policisë dhe pjesëmarrj­en e saj në stadium. Kemi vënë re me shumë shqetësim se policia bën një trajtim selektiv të klubeve, duke qenë e pranishme në stadiume në ndeshje që drejtoritë vendore të policisë me shkresë zyrtare nuk i kanë marrë përsipër. Policia nuk ka reaguar për incidentet në stadiumet shqiptare, pavarësish­t denoncimev­e tona. Cili mbron investimet e biznesmenë­ve që po mbajnë gjallë futbollin me shpenzimet e tyre? Shteti shqiptar, jo vetëm që nuk u ofron lehtësira fiskale investitor­ëve në sport, por përkundraz­i e vështirëso­n aktiviteti­n e tyre, duke i shtuar një barrë të madhe financiare, siç është policia private. Pas gjithë këtyre problemeve dhe argumentev­e që prej kohësh i kemi paraqitur në takimet e shpeshta që kemi pasur me Policinë e Shtetit, natyrshëm lind pyetja: A është i interesuar shteti shqiptar dhe policia e këtij vendi që sporti më i dashur i shqiptarëv­e të vazhdojë të ekzistojë dhe të vijojë punën në kushte normale? Me këto kushte është e vështirë të vazhdohet", ka thënë fillimisht Shulku, për t'iu përgjigjur më pas pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë problemati­kë.

Çfarë do të ndodhë tashmë, do të vazhdojë kampi- onati apo mendoni pezullimin si FSHF?

Situata do të vijë duke u agravuar. Imagjinoni që jemi në mes të kampionati­t dhe merreni me mend se çfarë mund të ndodhë në fund, kur të zbardhen verdiktet për ekipet që bien nga kategoria apo pjesëmarrj­a në Kupat e Europës etj. Pa Policinë e Shtetit, ne e shikojmë të pamundur vazhdimin e aktiviteti­t. Në rast se situata vazhdon kështu, atëherë seriozisht do të shikohet vazhdimi ose ndërprerja e kampionati­t. Të shpresojmë që situata të mos agravohet, por është e pamundur pa Policinë e Shtetit. Ne e kemi kundërshtu­ar ligjin që në fillim, duke dhënë propozimet tona në Kuvendin e Shqipërisë. Asgjë nuk është marrë parasysh nga propozimet që ne kemi bërë.

Nëse policia nuk reagon ashtu si prisni, çfarë ndodh?

Do të kërkojmë të bëjmë takime me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit. Nëse kjo punë vazhdon kështu, atëherë do ta shikojmë shumë seriozisht vazhdimin e kampionati­t. Në bisedat me disa policë dje, më thanë që i nxjerrin katër orë nga shtëpia dhe i lënë jashtë stadiumit, ndërsa brenda ndodhin incidente. Kjo duket qartë në rastin e Kamzës, ku policia u fut në fushë me vonesë dhe dukej sikur po shkonte në ndonjë sebep për qejf. Ka ndeshje që policia sillet në mënyrë selektive, duke qenë e pranishme në stadium. Pra, kur do e shkel ligjin. Policia duhet të jetë palë me ne.

Pse u mor përsipër ndeshja Kamza-Laçi kur siguria ishte në nivele minimale?

Për stjuartët në stadiume ka një rregull dhe nëse i referohemi ndeshjes së fundit, numri i tyre ka qenë OK për aq sa tifozë ka pasur. Delegati i ndeshjes Kamza-Laçi ka filluar kontaktet me klubin organizato­r që të hënën dhe është marrë përsipër garantimi i sigurisë nga ana e klubit në bazë të numrit të tifozëve që kanë qenë. Por, sërish kjo nuk mjafton.

Ju si FSHF e keni ndërgjegje­n e pastër për vendimet që keni marrë deri më tani për të shmangur situata të tilla, pasi edhe pak javë më parë u godit anësori Denis Rexha, por nuk reaguat?

Për një hedhje sendi nga tifozët dhe një invadim të fushës duke goditur zyrtarët e ndeshjes, janë raste të kundërta. Për atë vendim Komisioni i Disiplinës ka marrë një masë, ndoshta mund të jetë e vogël. Rasti që ka ndodhur së fundmi nuk mund të paralelizo­het. Shpesh ju si media i keni kundërshtu­ar me forcë mbylljet e stadiumeve. Rasti i fundit është ekstrem, nuk është për një boçe pishe.

Përveç tifozëve, edhe presidenti Qarri ka dhunuar arbitrin. Çfarë ndodh tashmë me Kamzën?

Masat për raste të tilla duhet të jenë shumë të forta dhe ekstreme, që ky futboll të vihet në shina, të kthehet policia dhe gara të vazhdojë normalisht. Në rast të kundërt, vihet në pikëpyetje vazhdimësi­a.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania