Panorama Sport (Albania)

Fotografi i dhunuar: Arbitrat kanë mëkatuar

Shkëlqim Ramaj dënon sulmin ndaj Hamitit, por kërkon që edhe gjyqtarët të mos jenë të paprekshëm

-

Vetëm pak ditë më parë ishte pikërisht ai që ra pre e dhunës në mes të kryeqyteti­t, ndërsa po luhej Flamurtari-Partizani. Ndaj, Shkëlqim Ramaj nuk kishte si të mos reagonte për ngjarjen e shëmtuar që u pa në një tjetër stadium shqiptar. Zëdhënësi për shtyp dhe fotografi i klubit vlonjat e quan të papranuesh­me dhunën, por thekson se arbitrat deri në javën e 24t kanë mëkatuar. "Dhunë në futbollin shqiptar, çdo ditë e më shumë. Fotografi dhe zëdhënësi i shtypit i 'provokon' tifozët e Partizanit. 'Çfarë donte fotografi te tifozët?!' ishte lajmi që qarkulloi fiks një javë, duke mos e përmendur asnjë që këndi ku zgjodhi Flamurtari të festonte ishte këndi më i largët dhe pa asnjë tifoz. Edhe pse u pa qartë që ishin disa tifozë që nuk pranonin festimin e golit, prapë 'faji' ngeli te Ribaj që bëri gol apo fotografi që bëri foton, tashmë tradiciona­le pas çdo goli. Dhe cili ishte dënimi i KSD? Vendimi më qesharak që mund të jepet. Java e 24-t erdhi shpejt, çdo tifoz që pa dënimin qesharak të KSD e mendon se pas çdo rasti të përsëritur, KSD nuk do të japë ndonjë dënim kapital, por maksimumi ndonjë ndeshje pa tifozë dhe dënim në vlerë monetare për ekipin organizato­r. Ja ku erdhi rasti, u dhunua një arbitër, sepse dha një 11-metërsh më se të saktë. Në fushë hynë 3 apo 5 veta dhe pa i ndaluar njeri, dhunuan përsëri një person në mes të policisë private, të pafuqishme për të mbrojtur. Do e dënoj gjithmonë dhunën në stadium, por nuk mund të rri pa përmendur shkakun e kësaj dhune. Arbitrat shqiptarë duhet të tregohen më profesioni­stë, sepse deri në javën e 24-t kanë mëkatuar me të dyja duart. Komisioni i Disiplinës duhet të ketë vetëm një standard, të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë. Policia e Shtetit duhet të bëjë shembull këdo që merr guximin dhe dhunon brenda fushës së futbollit, qofshin arbitra, futbollist­ë apo zyrtarë klubi. Jam shumë dakord që dënimi për dhunën kundër arbitrit sot të dënohet sipas të gjitha ligjeve në fuqi, por ju lutem jepni shembull që edhe këta arbitra nuk janë të paprekshëm. Ju lutem shpëtoni futbollin në fushë, duke bërë shembull këdo", përfundont­e Rama në statusin e tij në "Facebook".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania