Panorama Sport (Albania)

Partizanit i mungon penallti, Kola bën masakër në Durrës

Vendim i drejtë i Eldorian Hamitit në Kamza-Laçi

-

Javë e zezë për arbitrat. Jo vetëm për faktin se El dorian Hamiti u dhunua barbarisht pas ndeshjes Kamza-Laçi, por edhe sepse në derbin e kryeqyteti­t pati një rast që i shpëtoi ndërkombët­arit Enea Jorgji, teksa duhej të kishte akorduar penallti për Partizanin. Por, më e rënda ishte në Durrës, aty ku Klajdi Kola katranosi gjithçka, duke dënuar Teutën, por në të njëjtën kohë, duke dhënë edhe një penallti të dyshimtë në favor të durrsakëve kur rezultati ishte 0-0. Sa i përket penalltisë së akorduar për Laçin në frymën e fundit ndaj Kamzës, vendimi i Hamitit ka qenë më se i drejtë. Ndërsa në ndeshjet e tjera spikatën vetëm dy gafa të anësorit Doda në "Elbasan Arena".

Tirana - Partizani 0-0

Gjyqtarë: E.Jorgji (kryesor), N.Bregasi dhe D.Myftari (anësorë), J.Xhaja dhe E.Rusta (pas portave), A.Mahmuti (i katërt);

Enea Jorgji gjykoi në derbi me një stil anglez, duke lënë shpesh avantazhin pas dueleve dhe për më tepër lejuar në disa raste lojën e fortë. Momenti më flagrant është ai i minutë së 80-të.

49' Faull i padhënë për Tiranën pas ndërhyrjes së Telushit ndaj Kobina në afërsi të zonës. Jorgji e interpreto­n ndryshe, duke mos dhënë faull. Nëse jepte, duhej të ndëshkonte Telushin me të verdhë.

55' Dëmtohet rëndë në gju Idrizaj pas përplasjes me Kërçikun. Vlonjati kap i pari topin, e më pas rrëzohet. Si anësori Bregasi, i cili ishte më afër aksionit, ashtu edhe kryesori Jorgji nuk e konsideroj­në faull.

69' Taka të ngritura të Belicës në duel me Ngonë. Jorgji e fal mbrojtësin e Partizanit, nuk i jep të verdhë.

78' Ndërhyrje shumë e rrezikshme e Kalarit ndaj Dokës, por nuk ka as faull.

80' Pas një topi të gjatë në zonë ka një duel mes Hebajt dhe Hoxhallari­t, me këtë të fundit që hap dorën e majtë dhe largon topin. Pamjet filmike nuk ishin të qarta në transmetim­in direkt, por një ditë më pas u konstatua nga një kënd më i qartë se kemi të bëjmë me penallti. Jorgji lejoji vazhdimin aksionin, por gaboi.

90' Imami bën faull ndaj Hebajt, por Jorgji lejon avantazhin. Shkodrani qëndron 1 minutë shtrirë, Tirana nuk respekton "fair play". Teuta-Skënderbeu 2-2

Gjyqtarë: K.Kola (Tiranë), R.Çokaj (Lezhë), E.Pashaj (Patos);

Ju kujtohet penalltia në Laç kundër Partizanit? I njëjti arbitër kryesor, Klajdi Kola, dy javë më pas e bën baltë edhe në Durrës. Ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeu­t ka prodhuar polemika. Në këtë takim, episodet më të dyshimta të sfidës kanë ndodhur pikërisht në momentet kur ka pasur ndryshim të rezultatit.

45' Esin Hakaj brenda në zonë hedh sferën drejt qendrës, ndërkohë që i përplaset në dorë Radasit dhe kryesori e fërshëllen për penallti. Ajo që e bën shumë të dyshimtë këtë penallti është së pari distanca shumë e afërt mes Radasit dhe momentit që lojtari sulmues gjuan topin, si dhe dora e mbrojtësit që është në pozicion natyral. Kapiteni i korçarëve, referuar këtij momenti, është ndëshkuar me karton të verdhë, gjë e cila nga rrjedha e ndeshjes duket se është akorduar më së shumti për protestat dhe jo për penalltinë. Më tej, rast për t'u diskutuar është edhe protesta e Radasit pasi është fërshëllye­r pushimi i ndeshjes, që u fal nga kryesori pa ndëshkim.

62' Asist i Hakajt për Traoren, i cili kujtohet në pozicion jashtë loje. Pamjet filmike tregojnë se niset në pozicion të rregullt dhe ka vendim të drejtë të anësorit Pashaj.

90+2' Tjetër vendim i gabuar i kryesorit Klajdi Kola, teksa aksioni i Teutës në sulm me Traoren është ndërprerë me faull ndaj tij në hyrje të zonës së korçarëve, por nuk u sinjalizua nga kryesori. Më tej, vijimi i aksionit nga Skënderbeu solli golin e barazimit pas disa pasimeve. Arbitri ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes. Kukësi-Luftëtari 3-0

Gjyqtarë: K.Meta, E.Doda (Tiranë) E.Ganxhi (Elbasan);

Për Kridens Metën ishte ndeshja e gjashtë që gjykon këtë kampionat Kukësin. Sa i përket ndeshjes, pati tri raste për moviolë. Goli i dytë i Kukësit u shënua në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, në një kohë që ishin akorduar dy të tilla. Rasti më flagrant është ai i minutës 46, kur Açka nxjerr të lirë Dungën dhe anësori Ergin Doda ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Pamjet filmike tregojnë për gafë të anësorit, pasi sulmuesi është dukshëm në pozicion të rregullt në një rast ku mund të shënonte. E njëjta situatë në minutën e 89-të, kur Teqja mbante në lojë Hantin që dilte i vetëm me portierin, por Doda gaboi duke ngritur flamurin. Ndërsa në minutën e 88-të pati një pretendim të Rapos për penallti pas ndërhyrjes së Teqjes, por Meta vijoji lojën, duke marrë një vendim të drejtë. Kamza-Laçi 1-1

Gjyqtarë: E.Hamiti (Lezhë), R.Preça (Elbasan), A.Koçiaj (Tiranë);

Në minutën e 95-të, pas një topi të gjatë drejt zonës së Kamzës nga Toro, portieri Avdyli në përpjekje për të larguar "sferën", godet në kokë Fangajn, që direkt rrëzohet. Gjyqtari Hamiti akordon 11-metërsh, duke marrë vendim të drejtë. Në aksionin që solli golin kishte edhe një tjetër top në fushë, por rregullorj­a e përcakton qartë. Pra, loja nuk duhet ndalur nëse topi i dytë nuk ndikon në aksion. Flamurtari-Kastrioti 1-1

Gjyqtarë: J.Xhaja (Tiranë), O.Grabova (Fier), D.Korreshi (Lushnjë);

Gjykim perfekt për treshen e arbitrave me kryesor Juxhin Xhajën. Asnjë pretendim pas ndeshjes nga të dyja palët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania