Panorama Sport (Albania)

Notat e skuadrave

-

Kukësi 7 - E mbylli ndeshjen ndaj Luftëtarit që në pjesën e parë, madje duke shkuar në dhomat e zhveshjes pas një goli fantastik me skemë nga goditja e dënimit. Skuadra e Cungut bindi në 45 minutat e para, ndërsa më pas lëshoi shumë terren, edhe pse e administro­i rezultatin. Fundi ishte i lumtur për Valdet Ramën, që vulosi fitoren. Kastrioti 6 - Ekipi i Devollit bën mirë edhe në një transfertë relativish­t të vështirë si ajo e Vlorës. Merr një pikë shprese dhe afrohet në -4 me rivalin direkt për mbijetesë, Luftëtarin. Po bën një fazë të tretë gati perfekte, por po vuan së tepërmi pikët e lëna në pjesën e parë të kampionati­t. Megjithatë, Devolli e ka tjetërsuar. Skënderbeu 6 - Të jesh në disavantaz­h 2-0 dhe për më tepër ndaj një skuadre si Teuta në transfertë duket mision i pamundur për të dalë me pikë. Mirëpo, korçarët treguan forcë karakteri në "Niko Dovana", duke barazuar 2-2, paçka se vendimet e arbitrit vendosën jo pak. Tirana 5.5 - Bën një nga paraqitjet më dinjitoze në derbet e viteve të fundit, por sërish nuk ia del të mposhtë Partizanin. Dominon në pjesën e parë dhe i afrohet golit me Ngo, por Alban Hoxha iu mohon gjithçka me pritje vendimtare. Në pjesën e dytë skuadra e Memës bie fizikisht dhe rrezikon ta pësojë. Gjithsesi, merr një pikë me lojë të mirë. Partizani 5 - Një ekip me dy fytyra në derbi. Stonon dukshëm në pjesën e parë, duke vuajtur presionin e Tiranës. Më pas rimerr veten pas ndërhyrjev­e të Gegës, por për të krijuar raste ideale për shënim, duhet të priste 80 minuta. Nuk meritonte më shumë se një barazim. Teuta 5 - Bëri "vetëvrasje" ndaj Skënderbeu­t, duke treguar limite, paçka se mund të shfajësohe­t disi për shkak të gafave të arbitrit. Gjithsesi, lojtarë me eksperienc­ë në mbrojtje si Osmani, Arapi dhe Bicaj, është e pafalshme të mos arrijnë të menaxhojnë avantazhin, duke lënë hapësira të frikshme në mbrojtje. Flamurtari 5 - Rigjen Xhevahir Sukajn, që shënon pas 10 muajsh, por nuk di të mbrojë rezultatin. Vlonjatët kanë arritur në atë pikë, saqë detyrohen t'i kënaqen edhe një barazimi në shtëpi me Kastriotin. Situata financiare ka bërë që rezultatet të kalojnë në plan të dytë. Laçi 5 - Merr një pikë me vuajtje në frymën e fundit ndaj Kamzës falë një penalltie që provokoi dhunën ndaj arbitrit Hamiti. Një Laç që është shumë larg pjesës së parë të sezonit, madje nuk bind as vetë trajnerin Prenga. Kamza 5 - I ikën fitorja nga duart pas një gafe trashanike të portierit Avdyli. Humbi praktikish­t "trenin" e fundit për mbijetesën. Luftëtari 4 - Shpërfytyr­ohet dhe humbet në momentin më të mirë. Nuk është fundi i botës, por shije të keqe la mënyra si skuadra u dorëzua. Ahmataj la në dhomat e zhveshjes kapitenin Ramadani dhe Rapën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania