Panorama Sport (Albania)

Devolli i pamposhtur në derbi, Maliqi bën “vetëvrasje”

Rreth 2 mijë tifozë dhurojnë spektakël në stadium

- ILDI MEROLLI

Devolli mposhti Maliqin në derbin e juglindjes, duke "vrarë" përfundimi­sht ëndrrën e vendësve, të cilët janë dorëzuar pas kësaj disfate të hidhur në shtëpi. Goli i sulmuesit Arlind Xaka në minutën e 16-të, ishte ai që vulosi takimin në një atmosferë elektrizue­se, ku ishin të pranishëm afro 2 mijë spektatorë.

NDESHJA

Të besuarit e trajnerit Mema e nisën në sulm ndeshjen, duke provuar me Ametlliun dhe Trenin, por pa sukses. Kur pritej goli i vendësve, ishin miqtë nga Devolli që surprizuan duke kaluar në avantazh. Pas një harkimi të Kames nga goditja e dënimit, Xaka i ka shpëtuar mbulimit të mbrojtjes dhe me një goditje të kalibruar me kokë brenda zonës, ka gjetur rrugën e rrjetës, duke çuar peshë zemrat e tifozëve të ardhur nga qyteti i Bilishtit. Pas këtij momenti, skuadra e Maliqit u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, por pa sukses. Bardhekuqt­ë duket se nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, teksa rastet e rrezikshme ishin me pikatore. Meritë për këtë fitore kanë pa dyshim futbollist­ët e Devollit me në krye trajnerin Stavri Nica, që arritën të mbanin larg portës Maliqin, duke u larguar nga fusha me një 3pikësh të artë. Vlen për t'u theksuar se kjo sfidë ishte shumë e luftuar dhe me emocion, por për meritë të gjyqtarëve, të cilët u treguan profesioni­stë, si dhe të delegatit Eduart Gjini, gjithçka shkoi mirë dhe nuk pati kontestime nga futbollist­ët dhe tifozët e shumtë të pranishëm në fushën sportive "Jovan Asko". Me triumfin e djeshëm, Devolli e thelloi diferencën në +6 nga skuadra e Maliqit, teksa javën e ardhshme ekipi i Nicës do të udhëtojë drejt Këlcyrës, ndërkohë që maliqarët do të jenë mysafirë në Tiranë për t'u përballur me Termin.

 ??  ?? Lojtarët e Devollit duke u përshëndet­ur me tifozët
Lojtarët e Devollit duke u përshëndet­ur me tifozët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania