Panorama Sport (Albania)

Kapllanaj: Jemi në formë, Bylis kap elitën

Presidenti i klubit ballshiot është i bindur se skuadra do kthehet sërish në Superiore

- Alban Alushi

Pas përfundimi­t të ndeshjes me Lushnjën, kryetari i Bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj, njëherësh president nderi i KF Bylis, deklaroi se skuadra ballshiote është skuadra më e mirë e Grupit B dhe pretendent­i kryesor për elitën. Ballshiotë­t kaluan një transfertë të vështirë në Lushnjë, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj skuadrës vendëse dhe janë +3 pikë nga Besa.

KAPLLANAJ

Në një prononcim për gazetën në lidhje me ecurinë e skuadrës dhe synimin për rikthimin në Superiore, presidenti i klubit shprehet: "Kampionati i Kategorisë së Parë është një garë shumë e gjatë dhe me katër faza. Për më tepër është një kampionat, që jo vetëm ekipet ndahen në dy minigrupe, por u përgjysmoh­en pikët pas përfundimi­t të dy fazave. Çfarë do të thotë? Nëse Bylisi ishte 7 pikë më shumë se Besa apo 15 pikë më shumë se Lushnja, ndjekësit për shkak të formulës u gjendën: Besa me 3 pikë më pak dhe Lushnja me 7 pikë më pak. Kjo formulë dëmton atë që ka pikë më shumë. Mendoj se e kemi kaluar me sukses ndeshjen e parë të fazës së tretë. Një sfidë në fushën e Lushnjës, aty ku 'derbi' i qarkut shpalos vlera gjithmonë. Edhe në atë pak nervozizëm, në fushë apo edhe në shkallë, por brenda kornizës së duhur. Të dielën ka fituar ekipi i Bylisit, që ishte ekipi më i mirë në fushën e lojës. Nuk jemi rastësisht në vendin e parë dhe pretendent­i kryesor për Superioren. Jemi në krye sepse jemi skuadra më e mirë", deklaroi për gazetën "Panorama Sport" kryetari i Bashkisë së Ballshit, Agron Kapllanaj. Bylis nën drejtimin e trajnerit Veljko Dovedan ka bërë një paraqitje shumë të mirë gjatë të gjithë kampionati­t dhe do të kërkojë që të ruajë këtë ritëm deri në fund. Bylis është një prej pretendent­ëve kryesorë për ngjitjen në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania