Panorama Sport (Albania)

Murinjo: Gati të kthehem te Reali, Liverpuli në telashe

"Klopi është në vështirësi, duhet që të reagojë"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Z hoze Murinjo i sh kel syrin Realit të Madridit. Trajneri portugez ka thënë se ndihet i nderuar dhe shumë krenar që ekipi "galaktik" kërkon ta rikthejë. Në një intervistë ekskluzive për "Beinsport", "Special One" kujton aventurën e parë në Madrid dhe thotë se ajo që ka bërë ky klub në Ligën e Kampionëve është diçka madhështor­e. Ish-trajneri i Interit nuk harroi të përmendte edhe zikaltrit, duke kujtuar fitoren e Ligës së Kampionëve në "Bernabeu". Murinjo foli gjithashtu edhe për Premier Ligën dhe shanset e Liverpulit për të fituar titullin kampion.

Rikthimet- "Një nga momentet më të bukura të karrierës sime ishte kur u riktheva të drejtoja Çelsin. Kur njerëzit të thërrasin për herë të dytë do të thotë se e dinë sa i mirë je. Ishte ndjenjë e bukur".

Reali- "Nëse sheh me kujdes atë që bëjnë në Europë, duke nisur që nga eliminator­et dhe deri në finale, kupton

që janë të jashtëzako­nshëm. Në 5 vitet e fundit kanë qenë praktikish­t pa rivalë, por nëse kthehemi edhe në kohën time janë 7 gjysmëfina­le në 7 vite. Katër fitore në 5 vite. E pabesueshm­e".

Champions apo Liga

"Nëse pyet çdo lojtar do të thotë se "El Dorado" është Liga e Kampionëve. Edhe pse Reali nuk po bën mirë në kampionat, mund ta fitojë Champions-in. Por edhe nëse nuk e fiton, nuk është tragjedi. Janë 4 tituj të fituar në 6 sezonet e fundit. Nëse fiton çdo vit La Ligën, por nuk e fiton dot kurrë Championsi­n, atëherë ëndrra e madhe mbetet fitorja e këtij trofeu. Kur isha në Madrid, objektivi kryesor ishte të thyenim dominimin e Barcelonës. Reali nuk fitonte kurrë asnjë trofe dhe nuk kishte shkuar as në çerekfinal­et e Champions-it. Një trajner mund të bëjë punë të shkëlqyer dhe të fitojë kampionati­n. Është diçka e

bukur, por një trajner pa Champions nuk është trajner".

Rikthim te Reali- "Në një klub me strukturë korrekte dhe me ambiciet e duhura do të rikthehesh­a menjëherë, duke mos pasur asnjë problem. Është krenari kur një klub të kërkon sërish për të punuar aty. Për momentin më ka ndodhur vetëm me Çelsin diçka e tillë, jo me Realin. Më pëlqen shumë Spanja, por unë nuk i zgjedh klubet prej klimës. Janë klub simbol i futbollit, numri një në botë dhe kanë fituar 13 Champions".

"Bernabeu"- "E di shumë mirë se çfarë do të thotë të fitosh një Champions në stadiumin e Realit. E kam bërë dikur me Interin". (qesh)

Kepa- "Është portieri më i shtrenjtë në botë. Ka disa rregulla që duhen zbatuar, por ata e menaxhuan mirë situatën. Fitorja me Totenhemin shërbeu për të shuar zjarrin. Tani që fitoi edhe me Fulhamin nuk ka më vend për ta diskutuar këtë çështje".

Liverpuli- "Mendoj se Liverpuli nuk është si disa muaj më parë. Shansi që Salah pati kundër Evertonit duhej shënuar, por ai goditi keq. Liverpuli është në moment jo të mirë. Është shumë e vështirë të fitosh titullin dhe të kryesosh nga java e parë. Në futboll ke ulje-ngritje, por e rëndësishm­ja është që të fitosh. Liverpuli humbi kreun, Siti është në krye dhe tani e ka vetë fatin në dorë. Mendoj se ekipi i Klopit humbi disa mundësi të arta dhe tani e ka lënë fatin në duart e të tjerëve".

Klop- "Unë nuk e njoh Jyrgenin personalis­ht siç njoh të tjerët. Por, nga jashtë ai duket shumë i lumtur, mjaft taktik dhe motivues. Mendoj se ai do të punojë shumë me skuadrën në këto momente dhe t'i bëjë lojtarët të besojnë: Titulli është i hapur, Siti nuk është kampion. Por, mënyra e duhur për t'u përgatitur nuk është të thuash përralla. Duhet të thotë: Ne nuk jemi në momentin tonë më të mirë. Në futbollin anglez asnjë ekip nuk të dhuron pikë. Siti duhet të luajë ndaj Junajtid dhe prandaj Liverpuli ka shanse".

Salah- "Kur erdhi nga Bazeli te Çelsi ishte një djalosh i vetmuar, naiv dhe i brishtë në aspektin psikologji­k. Pastaj shkoi në Itali dhe fitoi eksperienc­ë te Fiorentina dhe te Roma. Kur u rikthye në Angli ishte i kompletuar dhe i gatshëm për të luajtur në nivele të larta. Është më i fortë në të gjitha aspektet, atë fizik, emocional dhe psikologji­k. Ka shumë besim në vetvete".

Kante- "Nëse ke në skuadër 4 lojtarë si Kante, do të luajnë të gjithë. Ai është shumë i mirë dhe i jashtëzako­nshëm. Intensitet­i i tij është spektakola­r. Një lojtar i tillë mund të aktivizohe­t në të gjitha pozicionet. Më parë luante përpara mbrojtjes, ndërsa këtë vit e shoh më të avancuar si numër 8. Çdo skuadër në Europë mund të luante me 3 Kante në mesfushë".

Lojtarët- "Nuk e di nëse lojtarët kanë kaq shumë fuqi për të shkarkuar një trajner. Nuk dua ta besoj, por sigurisht që kanë influencë. Varet nga struktura e klubit. Në disa klube vendimet i marrin presidentë­t dhe ato janë shumë të forta. Në disa ekipe të tjera ka struktura më të dobëta dhe futbollist­ët janë të fortë për të shkarkuar trajnerin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania