Panorama Sport (Albania)

Solskjaer: Do frymëzohem­i nga përmbysja me Juven

"Ky ekip e di që mund t'ia dalë, si në Torino në 1999"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ifrymëzuar nga një tjetër përmbysje e sh kollës së vjetër të Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer shpreson që "djajtë" e tij të kthejnë kohën pas në Paris ditën e nesërme. Muajin e ardhshëm do të mbushen 20 vjet që kur anglezët përmbysën rezultatin me dy gola diferencë në Torino ndaj Juventusit, duke shkuar në finalen e Championsi­t. Pjesa tjetër është histori, pjesë e së cilës është sigurisht edhe vetë tekniku norvegjez. Pas humbjes 2-0 me PSG-në në "Old Trafford" në ndeshjen e parë të 1/8-ave, anglezët udhëtojnë sot drejt Parisit me 10 mungesa. Por 46-vjeçari i frymëzon lojtarët e tij me ngjarjen e dy dekadave më parë në Itali, ku pas barazimit 1-1 në Mançester, e panë veten në disavantaz­h të dy golave në Torino (Inzagi 6', 10'), por gjetën forcën dhe përmbysën me Kin 24', Jork 34' dhe Kol 85'. "Më duhet të them se ndiheshim me të vërtetë të pamposhtur", thotë Solskjaer për skuadrën e Sër Aleks Fergusonit. "Ai besim është në këtë ekip sot. Lojtarët e dinë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë dhe kemi folur për këtë. Ata e dinë që janë pjesë e një klubi special dhe mund ta bëjnë diçka të tillë. Nuk do të shkojmë atje dhe do të dorëzohemi. Do shkojmë për t'i përmbysur. Lojtarët e dinë që po shkojnë në Paris me një humbje 2-0, e dinë që do të jetë e vështirë, sepse përballë kemi një ekip të mirë dhe kemi shumë mungesa, por kemi disa djem që mezi po presin të jenë pjesë e saj. Kemi një mal për të ngjitur, por ky klub ka ngjitur shumë në të shkuarën". Dhe duke kujtuar atë mbrëmje magjike në "Delle Alpi", ai shton: "Në Mançester përfundoi 1-1. Juventusi shënoi dy gola në 10 minutat e para dhe papritur mendon se je jashtë. Por me të shënuar atë gol në transfertë, ne ndiheshim në epërsi. Kur shënuam golin e barazimit, ne ishim të kualifikua­r dhe ata i kapi paniku. Këtë duhet të bëjmë në Paris. Nëse shënojmë një gol të shpejtë, pastaj hapet gjithçka".

Një ekip i dëmtuar - Solskjaer konfirmoi se ai nuk pret të riaftësojë asnjë lojtar në kohë. Dëmtimi i Sançezit e dërgoi në 10 numrin e mungesave të Junajtid pas ndeshjes kundër Sauthempto­nit dhe menaxheri nuk ka ndërmend të rrezikojë as Antoni Marsialin përpara vizitës së Junajtid në "Emirates" të dielën, ku do të kërkojë të konsolidoj­ë vendin e katërt. Nëse Ole nuk është duke bërë blofin, atëherë mesfusha e tij diamant në "Parc des Princes" pritet të ndërtohet nga MekTominej, Fred, Dalot dhe Pereira. Mungesat e Junajtid, përveç Aleksis Sançezit të dëmtuar dhe Pol Pogbasë së pezulluar janë: Antoni Marsial, Nemanja Matiç, Xhesi Lingard, Huan Mata, Ander Herrera, Mateo Darmian, Fill Xhons dhe Antonio Valencia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania